Sezoni i ri, kampionati i
76-të i Superiores fillon rrugëtimin

Sezoni i ri, kampionati i<br />76-të i Superiores fillon rrugëtimin
TIRANE- Futbolli shqiptar, pavarësisht halleve të shumta që ka, mbetet një nga argëtimet e pakta sportive që prodhon vendi ynë. Ky futboll sa i dashur aq edhe i nëmur sot do të fillojë në mënyrë zyrtare sezonin e ri. Kampionati i 76-të i Kategorisë Superiore fillon rrugëtimin tij sot në kryeqytet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, në ora 17:00, me ndeshjen Elbasani-Skënderbeu. Sipas traditës së viteve të fundit, kampionati përurohet nga ndeshja e kampionëve në fuqi, pra Skënderbeut me ekipin që ka përballë, por ja që punimet në “Ruzhdi Bizhuta” ende nuk kanë përfunduar dhe Elbasanit i duhet që të luajë ndeshjen e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar larg shtëpisë së tij. Dhe zgjidhja vazhdon mbete ajo.

“Qemal Stafa” stadiumi që ka kohë që duan ta shembin, mbetet ende zgjidhja e vetme për çdo ndeshje që kërkon pak më shumë vëmendje. Gjithsesi, edhe mes problemeve të tij, futbolli shqiptar mbijeton dhe përpiqet që të dhurojë argëtimin e kërkuar. Pas formulës me 10 skuadra që ka aplikuar këtë sezon Federata Shqiptare e Futbollit dhe pas një merkatoje relativisht cilësore që kanë bërë disa klube, pritet që rivaliteti, pse jo edhe cilësia të jetë nga më të mirat. 10-të skuadra, mes të cilave 7-të kanë fituar të paktën nga një herë titullin kampion do të jenë në një garë të ethshme prej 36 javësh për t’u ngjitur në fronin e kampiones.

Skënderbeu, Partizani, Tirana, Flamurtari, Vllaznia, Elbasani, Teuta e kanë provuar shijen e ëmbël të fituesit dhe shumica prej tyre synojnë që këtë vit të jenë sërish në majë. Por edhe Kukësi nuk ka më pak ambicie, pa harruar Laçin e mësuar tashmë me Europën dhe Apoloninë me plot histori në shpinë. Mos harrojmë edhe çka klubet e Superiroes kanë investuar në merkaton e kësaj vere.

Shumë emra të mëdhenj, gjithashtu dhe pjesë e kombëtares janë rikthyer në Superiore, si Kristi Vangjeli, Emiljano Vila, Ervin Bulku, Debatik Curri, Elis Bakaj, e shumë të tjerë janë rikthyer këtë vit në futbollin shqiptar për të rritur cilësinë dhe për të kontribuar në një futboll që kërkon të evropianizohet. FSHF-ja si gjithmonë do të organizojë një festë madhështore përë këtë nisje sezoni, por institucionit drejtues do t’i duhet shumë punë dhe për më tepër shumë drejtësi që të përmbajë situatën afër fundit, kur të nxehen gjakrat. Gjithsesi, sot në “Qemal Stafa” futbolli shqiptar fillon festën, e cila të shpresojmë që do të mbajë deri në finishin e kampionatit të 76-të.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 23.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur