Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale! Rrugëtimi i Besa Kokëdhimës mbyllet sot

Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale! Rrugëtimi i Besa Kokëdhimës mbyllet sot

Besa Kokedhima

Eurovision 2024 tashmë ka finalistët e saj, të cilët më 11 maj do të konkurrojnë për vendin e parë në skenën më të madhe të muzikës evropiane. Këngëtarja Besa Kokëdhima pavarësisht një performance dinjitoze nuk arriti të çoj Shqipërinë në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë aktualisht dihen 16 finalistët, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e dytë që ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Finalja e madhe do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2024 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Evropës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Eurovizion/ Shqipëria performoi sot Besa e dyta në garë me ‘Titan’! Shikoni performancën

Si përfaqësuese e Shqipërisë,  Besa Kokëdhima performoi këtë mbrëmje, në skenën e gjysmëfinales së dytë të edicionit të 68-të të Eurosong 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë.

Besa Kokëdhima ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e Fundvitit  përmes votave të publikut, propozohet në Festivalin Europian të Këngës me titullin “Titan”.

Me poezi të Rozana Radit dhe Petrit Sefajt, sillet historia e një zemre të lënduar që rimëkëmbet.

Në versionin e ri në anglisht, përfshin një serë bashkëpuntorësh krahas Kledi Bahitit (ka bërë muzikën) dhe producentëve ndërkombëtarë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ.

Shqiptarët (apo edhe të huajt) që jetojnë në një nga 37 shtetet pjesëmarrëse në kompeticion, mund të votojnë Besën me kodin 02.

 Në finale, që mbahet në 11 maj, do të kalojnë vetëm 20 shtete (Vendet e gjysmëfinales së parë të 7 majit janë; Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Ukraina, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu) Këtyre të fundit do t’u bashkohen edhe 5 finalistët e edicionit të kaluar si dhe Suedia, si vend mikpritës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 11/05/2024 14:59

    Shume dhe kaq. Nuk i takonte asaj tw shkonte aty, fituesi i festivalit do kishte zene vend te pare. Kesaj nuk i ndriten pialleqet qe beri deri ne Eurovizion sic i ndriten ketu.

    Përgjigju
  • hektor: 10/05/2024 10:13

    Dihet se si votohet ne kete festival por performanca ishte e mire gjithashtu dhe Besa dinjitoze ndersa kenga shume e dobet ose kot fare.Te na rroje juria ...

    Përgjigju
  • Fredi: 10/05/2024 10:13

    Kshu do vej kjo shqiperi, Persa kohe do vlerësohet plehu

    Përgjigju
  • Dori: 09/05/2024 23:35

    Pse kishit dyshime ?! kete fat ko kete Shqiperia sahere qe do beje pazare me festivalin e kenges.Zeri nuk blihet me para asnjehere se stonon rruges si kjo goce babit

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 10/05/2024 10:28

      SAKTE!

    • Niku: 10/05/2024 08:19

      Koment ideal nuk shtoj asgje..

  • B"3: 09/05/2024 23:33

    Besa shkëlqeu. Çdo gjë perfekte. Komentatori francez tha per Besen: JLo me zërin e M. Carey... Eurovision është kthyer në një gaypride të trishte dhe jo një konkurs këngë. Me mire te tërhiqemi nga ky konkurs. Besa, ishe super. Krenare për ty.

    Përgjigju
    • Koci: 10/05/2024 05:53

      Te fala Kocos....po keta jevgjit nga dolen Shqiptar??? Nuk mbulohet m*** me shurre.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Merret peng me forcë një 20-vjeçar, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Tiranë/ Merret peng me forcë një 20-vjeçar, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)