Sezoni i ri shkollor, Kushi: Përfitojnë libra falas klasat e 8 dhe 9! Plotësohet i gjithë arsimi bazë

Në këtë sezon të ri shkollor do të përfitojnë libra falas edhe klasat e 8 dhe klasat e 9. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se nga kjo skemë mbështetëse e qeverisë përfitojnë edhe nxënësit kategorive të veçanta në gjimnaz. Ndërsa deri më tani nxënësit nga klasa e 1 në 7 kanë përfituar librat falas nga kjo skemë, duke iu shtuar këtë sezon edhe dy klasat e tjera.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë", shkruan Kushi.

Rreth 280 mijë nxënës përfitojnë nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital