“Të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë kanë mundësi të marrin libra falas për të gjithë kohëzgjatjen e arsimimit të tyre, në arsimin bazë. Të gjithë ata fëmijë që konsiderohen viktima të trafikimit përfitojnë tekste shkollore falas, sikundër përfitojnë tekste shkollore falas edhe ata fëmijë që vijnë nga familje ku ka një person me aftësi të kufizuar apo ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti”, -tha Nikolla.
Ministri shtoi se ”jemi treguar solidarë edhe me të gjithë fëmijët e punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës, në mënyrë që krahas bursës së studimit ata të përfitojnë falas edhe tekstet shkollore në të gjithë periudhën e shkollimit të tyre, në arsimin bazë”.
Më tej, ministrja nënvizoi se qeveria shqiptare qëndron në krah të familjeve shqiptare për të nxitur një arsimim cilësor, të brezave të rinj
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)