Kultivuesit e ullirit kanë hyrë në fazën e nxjerrjes së vajit. Por në një kohë që prodhimi është i bollshëm, fruti nuk është cilësor. Ismat Yzeiri i cili ka vite që merret me kultivimin e ullirit në Fier, tregon problemet e këtij sezoni. Nuk dihet se si ka ndodhur, por Yzeiri një fermer që biznesin e tij e nisi me kredi, thotë se moti jo i qëndrueshëm ka ndikuar në cilësinë e ullirit

 “Këtë vit ullinj ka jashtë mase por nuk ka sasi vaji për kuintal, nga moti i thatë që ishte tani i ra uji dhe ka marrë peshën. Kam që në vitin 94 në fabrikë, në treg kam 5-6 vjet që kam dalë. Unë kam filluar me kredi, fermerët janë shumë të kënaqur me ullirin por duam treg", tha fermeri Yzeiri.

Report Tv vizitoi fabrika të përpunimit të ullirit në zonën e Roskovecit dhe në Fier. Cilësia jo e mirë, dhe situata nga pandemia e Covid duket se kanë ndikuar dhe në mungesën e tregut për vajin e ullirit

Fermeri shprehet se "Me aq sa kam, e kam prodhim vetjak". Nje tjetër fermere thotë se "Ne e shesim te fëmijët tanë, te miqësia".

Ndërsa një tjetër thkespon problematikën e mungesës së tregur "Unë atë dy ton vaj që e bëj nuk kam ku ta shes, nuk ka treg".

Fieri dhe Mallakastra janë rrethet që kane një fond prej afro 2 milion rrënjë ullinj.  Por duket se rritja e prodhimit ka sjellë anën negative të rënies së çmimit në treg.