Sezoni, rreth 40 mijë maqedonas
preferuan Shqipërinë për pushime

Sezoni, rreth 40 mijë maqedonas<br />preferuan Shqipërinë për pushime
TIRANE - Burime zyrtare nga institucionet maqedonase flasin për rreth 40.000 maqedonas, që kanë preferuar Shqipërinë si target pushimi gjatë këtij sezoni. “Durrësi është një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët maqedonas, më pas vjen Vlora dhe Saranda, kjo për shkak të çmimeve më të ulëta dhe afërsisë me detin Adriatik”, tha Petko Kutanoski, drejtues i “Balkan Tours”, një agjenci udhëtimesh në Strugë.

Kutanoski thotë se trajtimi i turistëve shqiptarë është shumë i mirë dhe ata nuk kanë paraqitur asnjë problem. “ Hapja e konsullatës në Durrës mund të kontribuojë më shumë për turizmin dhe për sigurinë. Shumë maqedonas nuk kanë pasur mundësi për ta vizituar këtë vend, ndaj është shumë mirë që ata do të kenë një institucion, ku mund të drejtohen në rast nevojash”, sipas tij.

Po kështu, edhe numri i investitorëve maqedonas që investojnë në Shqipëri është në rritje. Ata kanë filluar të blejnë prona, hotele, restorante, dyqane etj, veçanërisht në zonën e plazhit në Durrës. Nga shërbimet e kësaj konsullate pritet të përfitojnë edhe maqedonasit që jetojnë në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument