Pas një sezoni shumë larg pritshmërive, e me zonën e kupave të europës në rrezik, drejtuesit e Manchester United duket se janë të hapur për të larguar Cristiano Ronaldon.
Portugezi ka kontratë të vlefshme deri në 30 qershor të vitit tjetër, me opsion rinovimin edhe 1 vit, por e ardhmja e tij duket tepër e paqartë.
Sipas 'DailyMail', drejtuesit e 'Djajve të Kuq' mund të lejojnë largimin e 37 vjeçarit gjatë verës, ku sipas spekulimeve flitet për një transferim të mundshëm drejt PSG-së në Francë.