36 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim 24 orë, çdo ditë të javës përgjatë sezonit turistik.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se vijojnë aplikimet për t’iu bashkuar ekipit mjekësor në to. Janë rreth 300 vende bosh për të cilat mjekë e infermierë mund të dorëzojnë CV-të e tyre deri më 27 prill.

Aplikimet dorëzohen nga ora 08:00-16:30 pranë Drejtorisë së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Të interesuarit duhet të kenë formularin e aplikimit, CV, kopje të dokumentit të identifikimit, diplomë dhe licencë profesionale (të detyrueshme), librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale).

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?