Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.
Pozicionet e kërkuara janë për mjekë e infermierë dhe aplikimet duhet të dorëzohen duke filluar nga sot (20 prill) deri më 27 prill, nga ora 08:00-16:30 pranë Drejtorisë së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Aplikantët duhet të kenë formularin e aplikimit, CV, kopje të dokumentit të identifikimit, diplomë dhe licencë profesionale (të detyrueshme), librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale).
Kjo thirrje vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik dhe forcimit të kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin për të garantuar mbulim të plotë për qytetarët e turistët.
Komente









