Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka intensifikuar punën për finalizimin e punimeve dhe riparimin e disa segmenteve rrugore nacionale, që të çojnë drejt zonave turistike të vendit. Disa nga segmentet rrugore tashmë janë drejt përfundimit, ndërsa në disa të tjera po punohet me ritme shumë të shpejta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar ndërhyrjen në segmentin e frekuentuar Orikum-Llogara, në zonën e Dukatit, me problematikë të shfaqur prej disa vitesh me rrëshkitjen e dherave. Zona prej 3 km e rrëshkitjes në zonën e Dukatit është korrigjuar provizorisht, deri sa rruga të zhvendoset në një sipërfaqe më të qëndrueshme. Drejtuesit e mjeteve mund të lëvizin pa pengesa në këtë segment rrugor, që paraqiste rrezikshmëri të lartë.
Projekt tjetër me rëndësi është segmenti Qafë Thanë-Lin-Pogradec, me gjatësi 17.6 Km, ku është përfunduar asfaltimi në të gjithë gjatësinë e segmentit dhe brenda muajit Qershor do të plotësohet me elementet e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore, në funksion të sigurisë rrugore dhe qarkullimit komod të qytetarëve.
Segmenti Berat-Lushnjë (3 Lote), me gjatësi 32.15 Km, ku punimet po ecin me ritme të shpejta, aktualisht është siguruar shtrimi me asfalt në të gjithë gjatësinë e tij. Brenda Qershor do të instalohet sinjalistika rrugore dhe barrierat mbrojtëse metalike në këtë segment.
Gjithashtu vijon puna për rehabilitimin e segmentit Gjirokastër-Ura e Viroit
Paralelisht me këto ndërhyrje dhe përfundim projektesh, ARRSH është në fazë proçedurale të rehabilitimit të disa segmenteve të tjera me rëndësi, si segmenti Gjirokastër-Korçë, ku është në proçedurë segmenti Ura e Leklit - Përmet, si dhe rruga që lidh sitin arkeologjik të Bylisit me aksin Levan-Tepelenë, ku puna për rehabilitimin e kësaj rruge lidhëse fillon brenda muajit Qershor.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës thekson se rëndësi të veçantë po i kushtohet mirëmbajtjes me bazë monitorimi të disa segmenteve me flusk me te larte qarkullimi në sezon turistik, siç është rruga nacionale Rrogozhinë-Butrint, apo segmenti Tiranë-Durrës.
Apelojmë gjithë qytetarët të ruajnë elementët e sinjalistikës dhe inkurajojmë denoncimin e rasteve të dëmtimit apo vjedhjes së saj.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptyarja.com)
/Shqiptarja.com