Sezoni turistik, Beqaj: Helikopterët
në gatishmëri të rasteve të rënda

Pas vizitave të punës që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer në disa nga qendrat shëndetësore bregdetare në vend, gjatë ditës së djeshme, ai ka kryer një tjetër takim pune në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopterë në kryeqytet. Kreu i shëndetësisë ka garantuar të gjithë qytetarët dhe turistët se sistemi shëndetësor në vend është në gatishmëri për të përballuar të gjitha rastet e pacientëve përgjatë sezonit turistik, duke nisur që nga vizitat e thjeshta mjekësore, e deri tek transporti apo trajtimi i pacientëve në gjendje kritike për jetën.

Ministri Beqaj ka pohuar se gjatë dy muajve të fundit numri i misioneve të fluturimit nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopterë është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit të korrikut, janë realizuar mbi 13 misione, duke u ardhur në ndihmë  pacientëve në gjendje të rëndë dhe personave të cilët janë përballur me aksidente të rënda automobilistike.

“Praktikisht, në periudhën e verës kemi pasur më shumë nevojë për fluturime dhe vetëm javën e fundit të korrikut kemi 13 misione me rreth 22 orë fluturimi, gjë që tregon se ne i jemi përgjigjur të gjitha nevojave për të sjellë në kohë optimale raste të rënda të traumës në Spitalin e Traumës, apo edhe të sëmurë të tjerë për urgjenca kardiake apo cerebrale vaskulare,” ka pohuar Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

beqaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen