Sezoni turistik, fluks fëmijësh në Pediatrinë e Lezhës! 50 pacientë të vegjël paraqiten çdo dite në urgjencë! Mjeku: Nuk duhet të ekspozohen shumë në diell

45 deri në 50 është numri i pacienteve të vegjël që paraqiten çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën pediatrike të Spitalit rajonal të Lezhës si pasojë e temperaturave të larta të korrik këtë sezon turistik. Efekt

Infeksionet virale, temperaturë e lartë dhe alergjitë që krijohen nga deti janë disa nga arsyet shqetësimet që paraqesin thotë mjeku pediatar Mark Marku, sipas të cilit numri i të sëmurëve pritet të arrijë pikun në fund të korrikut  

“Kemi një rritje të numrit të sëmundshmërisë tek moshat fëminore, po ta krahasojmë me muajin qershor kur për 24 orë në urgjencën pediatrike ishin rreth 30 fëmijë aktualisht numri i tyre ka shkuar nga 45- deri në 50 fëmijë por ende nuk kemi arritur pikun. Mendojmë se piku i do të arrijë nga fundi i korrikut deri në mes të gushtit”- u shpreh Mark Marku, mjek pediatër.

Mjeku i bën apel prindërve të bëjnë kujdes gjatë kësaj periudhe duke mos i ekspozuar për një kohë të gjatë fëmijët e vegjël në diell dhe në çdo rast të nevojshëm të kërkojnë ndihmën e mjekut specialist.

‘Prindërit në radhë të parë duhet të kenë parasysh, veçanërisht ata që shkojnë në plazh duhet  që t’i çojnë fëmijët e vegjël  deri në orën 10.30  ose mbas orë 5 , 6 të pasdites. Çdo fëmijë i sëmurë që ka probleme infeksioni viral, temperaturë apo të vjella duhet të kërkohet ndihma e mjekut specialist nëse është e nevojshme që prindi të përdorë antibiotikë apo jo, pasi këto duhet përdorur me kujdes dhe kriter.’- tha mjeku.

Prej disa muajsh urgjenca pediatrike e Lezhës mbulohet me mjek pediatre përgjatë 24 orëve duke iu përgjigjur jo vetën qytetit të Lezhës por edhe të gjithë prefekturës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë