DURRES - Kryebashkiaku Vangjush Dako ka parashikime pesimiste për këtë sezon turistik në Durrës. Sipas tij, problemet në zonën e plazhit edhe këtë vit nuk pritet të marrin zgjidhje.
Dako ka thënë, se thotë se është zgjidhur problemi i sinjalistikës në zonat turistike, por duke qenë se buxheti nuk është miratuar akoma, nuk mund të bëhen investimet e parashikuara për këtë sektor.
“Këtë vit nuk kemi asnjë investim në plazhin e Durrësit për arsye të mungesës së financimeve dhe akoma në këto ditë që flasim nuk është mbledhur Këshilli Bashkiak, për të miratuar buxhetin e Bashkisë së Durrësit.
Problemi i dusheve është dhe problemi, i cili lidhet dhe me mospatjen gjatë ditës së ujit, sepse tashmë dihet që akoma nuk kemi situatë të qëndrueshme të furnizimit me ujë, sidomos në periudhën e verës dhe mund të them që këtë vit dushet do të mungojnë në Durrës", tha Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit.
Në ditët në vazhdim, bashkia pritet të hapë zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2013. Ndërmarrja Komunale po punon aktualisht për pastrimin e sipërfaqes së plazhit të madh të qytetit, i cili nis nga muri rrethues i portit dhe përfundon tek blloku i vilave qeveritare në sektorin Iliria.
Ky plazh ka një sipërfaqe prej 3.2 hektarësh dhe është plazhi më i frekuentuar në vend gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.
Prej vitesh, plazhi i Durrësit ka një sërë problemesh, të cilat, megjithë premtimet apo ndërhyrjet, nuk është gjetur një zgjidhje efikase. Ujrat e zeza në det, mungesa e kanalizimeve, mungesa e ujit të pijshëm dhe papastërtitë, janë pikat më problematike të Durrësit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com