Sezoni turistik, Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte në Sarandë, një prej bashkive bregdetare e cila që prej vitit 2022, asistohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare gjatë muajve të verës ku me nisjen e sezonit turistik, pastrimi dhe zbrazja e koshave kryhet deri në pesë herë në ditë.

Gjatë këtij takimi në të cilin shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e bizneseve për respektimin e orareve të hedhjeve të mbetjeve dhe shkarkimin e tyre në vendin e duhur.

“Unë i kam kërkuar Policisë së Shtetit që të mos falë në rast shkeljesh, sepse është krim mjedisor. Të gjitha këto shërbime që ne bëjmë, qoftë Agjencia Kombëtare e Bregdetit, qoftë Bashkia, bëhen me paratë e taksapaguesve. Nuk ka kuptim dhe nuk është aspak e falshme që bizneset të abuzojnë me oraret, të abuzojnë me mosshkakrimin e plehrave në vendin e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë vizitës në Sarandë, ministrja Kumbaro foli edhe për formalizimin e operatorëve turistikë detarë, të cilët do të duhet të plotësojnë kriteret e sigurisë dhe garancitë e kërkuara nga ligji, përndryshe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Afatet e aplikimeve për operatorët turistikë janë 12 muaj të hapura dhe mendoj se vitin tjetër do ecim më përpara me një shërbim të ri për ta bërë aplikimin online”, sqaroi Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Çaçi u shpreh se bashkia do të ndërtojë një plazh model publik në këtë qytet, me çadra dhe shezlone pa pagesë si dhe aktivitete sportive brenda territorit të plazhit.

Për sezonin turistik veror 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mbështesë me forca shtesë pastrimi për vijën bregdetare bashkitë e Vlorës dhe Rrogozhinës, përveç bashkive Durrës, Kavajë, Sarandë e Himarë ku ky proces ka nisur që një vit më parë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/07/2023 00:33

    Hajde ministre,hajde,e ndrite min.e kultures e tani po shkelqen ate te turizmit e mjedisit! Po pse pastrimi vetem per vijen bregdetare do te dyfishohet?! Kesaj i thone te pastrosh syte e syte,ose si te fshish qilimin persiper e t'i fshehesh pleherat nen te! Turistet nuk vizitojne vetem vijen bregdetare,por gjithe qytetin.Ti pastron bregdetin dhe kur turistet te futen thelle neper qytet,atehere do te ndeshen me karakteristikat e verteta,kazanet e me plehera e pastrim siperfaqesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër