Sezoni turistik në Orikum
çelet nën ritmet e festës

Sezoni turistik në Orikum<br />çelet nën ritmet e festës
VLORE - Në Orikum është çelur dje sezoni turistik veror. Festa filloi që në orët e para të së shtunës për të përfunduar mëngjesin e sotëm. Gatimet tradicionale të zonës dhe gastronomia e pasur me prodhime deti, peshk, verë, raki të zones, vaj ulliri si dhe stenda me guida turistike u prezantuan përpara të pranishmëve, të cilët kishin ardhur thuajse nga të gjitha zonat përreth.

Atmosfera festive ka vazhduar gjate gjithë ditës, me koncerte ku janë prezantuar veshje popullore të zonës si dhe në mbrëmje me muzikë moderne. Gezim Capo, kryetari i bashkisë së Orikumit u shpreh se Orikumi është i gatshëm që si çdo vit, të mbajë një peshë të veçantë në pritjen e mijëra turistëve jo vetëm vendas, por dhe të huaj. 

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë