Sezoni turistik, në shërbim të
pushuesve 26 qendra shëndetësore

Sezoni turistik, në shërbim të<br />pushuesve 26 qendra shëndetësore
Në një kohë kur sezoni turistik për këtë vit është në prag, në dispozicion të të gjithë pushuesve vendas e të huaj si dhe turistëve janë vënë 26 qendra shëndetësore të cilat do të fillojnë aktivitetin e tyre që nga 15 qershori deri më 15 shtator 2016 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Në këto qendra shëndetësore do të ofrohet shërbim 24 orë,  në të gjitha zonat turistike në Shqipëri duke filluar nga barnat mjekësore, materialet mjekësore, personel mjekësor që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

26 qendrat e përkohshme shëndetësore do të jenë në zonat bregdetare, por sidomos tek ato më të vizituarat nga turistë të huaj dhe shqiptarë.

Duke e krahasuar këtë numër me atë të një viti më parë, për këtë sezon turistik janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore, konkretisht në zonën e Kelmendit (Tamarë), në Kalanë e Dodës si dhe zonën e Prespës.

foto e qendrave shendetesore

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan