Dhërmiu është ndalesa e radhës e kryeministrit Rama gjatë inspektimit të sotëm në terren.
Aktualisht dhe në vijim, në të gjithë bregdetin e kësaj zone do të ndërmerren masa të domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, duke filluar nga sistemimi e pastrimi i hapësirave për të ruajtur estetikën e vijës së bregdetit, në mënyrë që të jetë destinacioni i padiskutueshëm i pushuesve në një tjetër vit të suksesshëm për industrinë e turizmit në vend.
“Praktikisht sado që është ndërtuar, prapë është i gjithi brezi në rikualifikim. Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikimi të ndarjes së hapësirave private me gjithë pjesën publike. Mund të konceptojmë 2-3 modele që të jenë të harmonizuara dhe nëpërmjet bashkisë ju jepet pronarëve që t’i ribëjnë me 2-3 modele që janë të miratuara.”- u shpreh Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë inspektimit.
Ndërsa, Kryeministri Rama theksoi se në sezonin e ardhshëm turistik gjithçka duhet të jetë e kompletuar nga pikëpamja e infrastrukturës.
Lajmi kryesor:
Rama inspekton punimet e Lungomares në Vlorë, s’komenton vendimet e GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij











