Sezoni turistik rëndon qarkullimin në Lezhë! Policia Rrugore: Përdorni rrugët dytësore për të lehtësuar trafikun

Policia rrugore ka shtuar prezencën e saj në pikat më problematike, por rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Për të shmangur kaosin në lëvizje policia do të orientojë lëvizjen e automjeteve në disa akse dytësore, ndërsa do të ketë monitorim të vazhdueshëm të kryqëzime me trafik të rënduar.

“Do t’i sugjeroja përdoruesit e mjeteve për marrjen ose ndjekjen e rrugëve dytësore me qëllim shmangien e trafikut.  Psh dalja nga Shëngjini, në vendin e quajtur lagja e Shaljanëve,  mund të përdoret një rrugë dytësore që është e orientuar me tabelën në drejtim të Tiranës. Kjo rrugë të nxjerr tek rrethrrotullimi i ishull Shëngjin dhe më pas në aksion kryesor drejt Tiranës. Për pushuesit që dalin nga Tale, në vendin e quajtur ura e Prekanit, mund të përdorin rrugën dytësore ndërmjet Shënkollit, për të dalë në kryqëzim të Gajushit e më pas në drejtim të Tiranës e për në rrugën e kombit për pushuesit nga Kosova. Për hyrje në qytetin e Lezhës, për pushuesit nga Kosova do sugjeroja aksin e vjetër Milot-Lezhë”, thotë shef i qarkullimit rrugor Lezhë.

Makinat inteligjente dhe dronet do të vendosen në përdorim masiv nga policia rrugore, për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelesit, thotë shefi i Qarkullimit Rrugor Valmir Nikolli.

“Kemi marrë masat që ne sezon veror të gjitha akset kryesore rrugore do të monitorohen me mjete inteligjente, dronë, kamera. Të gjithë kundërvajtësit, sidomos të parakalimeve të gabuara që sjellin edhe rrezikshmëri në rrugë por edhe pengesë për rrjedhshmërinë e trafikut do të ndëshkon. Mundet që mjeti edhe të mos ndalohet, sipas kodit masa do të vendoset në mungesë dhe shkon në adresë. Edhe mjetet me targa të huaja do të ndëshkohen”, u shpreh ai.

Gjatë sezonit turistik veror, në zonat turistike të Lezhës qarkullojnë çdo ditë rreth 10 deri në 15 mijë automjete, por këtij fluksi i shtohen edhe automjete që lëvizin përgjatë autostradës duke krijuar rëndim të qarkullimit në këtë periudhe.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen