SHËNGJIN- E gjithë zona bregdetare e Shëngjinit do të ketë një monitorim të rreptë gjatë sezonit turisitk, në mënyrë që ndotja akustike të mos kthehet në një shqetësim për banorët. Kjo gjë është bërë e ditur nga Drejtori i Inspektoriatit mjedisor Gjergj Elezi.

Sipas tij duhet një bashkërendim i punës me të gjitha institucionet e shtetit për të patur një situatë normale dhe larg problemeve që ndikojnë tek pushuesit e këtyre zonave turistike. Për Elezin bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka qenë mjaft efikas, bashkëpunim që sipas tij do të vijojë edhe gjatë këtij sezoni. 

Ndërsa të gjithë flasin për zonat turistike, qytetet mbeten një tjetër problematikë kryesisht me ndotjen akustike. Kreu i inspektoriatit mjedisor në Lezhë Gjergj Elezi ka bërë të ditur se pikërisht për këtë aryse do të ketë përqëndrim edhe brenda qytetit të Lezhës. Për të shmangur situata të tilla, Inspektoriati Mjedisor kërkon edhe bashkpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast abuziv si me ndotjen e ambjentit ashtu edhe me ndotjen akustike nga zhurmat e mëdha.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)