Sezoni veror, Beqaj inspekton 
urgjencat e ngritura në Durrës

Sezoni veror, Beqaj inspekton <br />urgjencat e ngritura në Durrës
DURRES - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka garantuar të gjithë pushuesit se nuk do të mundojë për asnjë moment shërbimi shëndetësor dhe nevojat që ata kanë gjatë periudhës së pushimeve. 
 
Këtë premtim ministri e bëri gjatë inspektimit të tre qendrave shëndetësore të ngritura në zonën e plazhit në Durrës.
 
“Ne kemi krijuar në vijën bregdetare të vendit disa struktura në mjedise të përkohshme për t’u përgjigjur më mirë. Fillojmë që nga Velipoja dhe shkojmë deri në Ksamil. Sot bashkë me drejtuesit e shëndetësisë Durrës, vizituam 4 qendrat që funksionojnë në Durrës. Është momenti për të falënderuar në radhë të parë mjekët dhe personeli shëndetësor që po punon me orare më të zgjatura. Falënderojmë edhe grupet vullnetare të emergjencave civile që na përgjigjen qoftë me autoambulancat, qoftë me personel shëndetësor”-tha Beqaj.
 
Në të gjithë bregdetin e Durrësit janë në gadishmëri 4 autoambulanca si dhe një grup i konsiderueshëm mjekësh e ndihmësmjekësh që shërbejnë 24 orë për të pritur pushues që mund të kenë probleme të ndryshme shëndetësore.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024