Sezoni veror, plazhet pa vëzhgues në Pogradec, privati shkel ligjin! Bashkia: U kemi lënë dy ditë afat, pritet ndërtimi i kullave të vrojtimin në vijën liqenore

Siguria e plazheve mbetet një nga çështjet më të diskutuara sidomos pas tragjedisë së Vilëbashtovës. Ashtu në bregdet edhe në qytetin liqenor të Pogradecit konstatohet mungesa e vëzhguesve, sidmos në plazhet private. Ndërsa në plazhet publike, buzë liqenit të Ohrit rojet e plazhit janë prezentë por sipas pushuesve duhet shtuar numri i tyre.

“Kemi parë ndonjëherë roje, por jo ashtu siç duhet. Janë pak!”- tha ai.

“Këtu vrojtues nuk kemi parë, mungon kultura ne vendin tonë se në çdo shtet tjetër të botës ka vrojtues në plazhe”, thanë pushuesit.

Pogradec momentalisht nuk ka kulla vrojtimi, por bashkia thotë se brenda këtij sezoni pritet të ndërtohen 7 të tilla përgjatë vijës liqenore prej 6 kilometrash.

“Kemi konstatuar se vrojtuesit nuk gjenden në vendin e punës. Brenda dy ditësh do dalim sërish në kontroll dhe do u hiqet licenca atyre bizneseve që kapen në shkelje”, tha  Enjela Karafili, e cila drejton grupin e task-force. Ajo shtoi se “brenda këtij sezoni do të ndërtohen 7 kulla vrojtimi”.

Korriku është muaji me fluksin më të lartë, ku janë të ezauruara të gjitha kapacitet në hotele dhe shtëpitë e pushimit. Përafërsisht përllogariten afro 12 mijë turistë aktualisht në Pogradec, mes tyre dhe të huaj.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës