Sonte në fushë në orën 21:00 do të zbresë Argjentina, e cila në ndeshjen e fundit duhet të fitojë patjetër për të shpresuar te kualifikimi. ‘Albicelestët’ do të ndeshen me Qatarin, një skuadër me të cilën gjendet në kuotë të barabartë pikësh, 1. Trajneri Scaloni pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku ndër më kryesorët është Aguerro që pritet të rikthehet titullar.
Gjithashtu në të njëjtin orar do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kolumbisë dhe Paraguajit. Kolumbianët pavarësisht rezultatit të këtij takimi nuk e diskutojnë vendin e parë, ndërsa Paraguaji do të synojë fitoren për t’u renditur e dyta.