Maggie Lieu, 24-vjeçarja nga Tile Hill, Coventry është gruaja e parë e cila ka vendosur që fëmijën e saj të parë ta sjellë në jetë në planetin Mars. Ajo do të bëjë të ditur pas pak ditëve nëse do të jetë pjesë e projektit “Mars One” që për të do të thotë, sjelljen në jetë të fëmijës së saj të parë në një tjetër planet. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Për të nisur një koloni në Mars ne duhet të lindim fëmijë aty dhe kjo do të ndodhë. Do të jetë një sfidë sepse askush deri tani s’ka bërë një studim se si ndikon graviteti i ulët në lindje. Mendoj se është diçka e lezetshme, sepse do të jetë fëmija i parë që lind në Mars dhe do jetë marsiani i parë”, ka deklaruar Lieu
Kolonitë e para do të mund të vendosen 5 metra poshtë sipërfaqes së Marsit, kjo do t’i mbrojë nga rrezatimi, ndaj dhe kolonitë do të mund të vendosen në tokën e këtij planeti.
Duke qenë gruaja e parë, e cila vendos të lindë fëmijën e saj në planetin Mars, Maggie Lieu nuk mund të lërë pa menduar edhe mënyrën se si njerëzit do të zbresin nga Marsi në Tokë. Për këtë, ajo ka theksuar se teknologjia do të avancojë dhe kjo do të bëjë të mundur sjelljen e njerëzve nga Marsi.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com