Informacioni është një nga sektorët që më shumë se çdo tjetër ka pësuar dhe pëson vazhdimisht një transformim radikal. Zbulimet teknologjike ecin me një shpejtësi të paimagjinueshme më parë dhe ajo që sot duket revolucionare, pas një viti, vjetërohet, e kapërcyer nga një tjetër inovacion.
Inovacion në fushën e informacionit dhe komunikacionit (TIK) do të thotë mbi të gjitha multimedialitet: nëse deri 15 vite më parë mediat ishin të gjitha në letër dhe pjesërisht elektronike, sot, të gjithë mediat janë elektronike dhe vetëm një pjesë në letër. Përdorimi i internetit, televizioni dixhital dhe aplikacionet në smartphone e tablet po ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme rrugët e informimit nga ana e qytetarëve.
Në këtë proces të shpejtë inovacioni, gazetat në letër rrezikojnë të mbeten jashtë tregut nëse nuk përshtaten me zhvillimin e teknologjisë. Kështu Shqiptarja.com (e cila qysh në emër tregon natyrën e vet teknologjike dhe multimediale) që sot bëhet multimediale në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Falë teknologjisë Qr-Code, gazeta në letër nuk është më vetëm një grupim artikujsh të shkruar dhe fotografish të printuara, por ofron mundësinë për të parë video dhe audio sikur të ishte një produkt dixhital. Thjesht duke përdorur smartfonin tuaj të lidhur me internet (iphone, samsung, nokia etj.) dhe duke shkarkuar një aplikacion qr-code reader që gjendet falas dhe në qindra versione në web (apple store ose google play) mund të integrohet përmbajtja në letër e shkrimeve të Shqiptarja.com me përmbajtje të tjera audio dhe video të seleksionuara nga redaksia jonë.
Oferta do të jetë shumë e gjerë dhe do të pasurohet ditë pas dite me surpriza të ndryshme: nga politika te kronika, nga futbolli te kultura, nga kuriozitetet te gossip, të gjithë shkrimet kryesore do të integrohen me video e audio që do të dokumentojnë, pasurojnë ose thjeshtë të argëtojnë lexuesit tanë pa asnjë kosto shtesë nga ai 30 lekësh i paguar për blerjen e gazetës në letër.
Përmes Qr kodit tonë mund të komunikohet me redaksinë, të dërgohen dhe të merren materiale dhe komente në një shkëmbim të vërtetë, që është mënyra më moderne e të bërit informacion.
Pra Shqiptarja.com shndërrohet kështu në gazetën e parë multimediale në Shqipëri, duke propozuar një mënyrë moderne të të bërit informacion, që siç ka ndodhur në të shkuarën, jemi të sigurtë që shpejt do të imitohet dhe nga shumë të tjerë. Lexim të mbarë dhe argëtohuni.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com