Sfida e Ilir Metës, ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk mandaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë

Sfida e Ilir Metës, ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk mandaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë

Presidenti Ilir Meta i ka shpallur zgjedhjet e 25 prillit një referendum popullor, duke i kthyer në një sfidë personale kundër qeverisë. Gjatë fushatës elektorale, Meta jo vetëm ishte aktiv, por dubloi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke rreshtuar për herë të parë Presidencën politikisht në këto zgjedhje. Ditën e votimit, Meta, bashkë me stafin e Presidencës, u shfaq sa në një zonë në tjetrën elektorale, duke marrë atribute të OSBE/ODIHR, KQZ, policisë dhe prokurorisë. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si President dhe do të marrë drejtimin e opozitës nëse shqiptarët konfirmojnë sot me votë qeverinë aktuale me në krye Edi Ramën.

Meta e përforcoi këtë përbetim 3 ditë më parë, teksa tha se “Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”. Meta la të kuptohet se nëse PS fiton zgjedhjet, nuk do të mandatojë Edi Ramën për formimin e qeverisë, por do t’i dorëzojë mandatin e Presidentit. Po çfarë do të ndodhë nëse Partia Socialiste konfirmohet për një mandat të tretë dhe Ilir Meta jep dorëheqjen?!  Nëse Meta braktis Presidencën dhe merr drejtimin e LSI-së, vendin e tij do ta zërë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Zgjidhja parashikohet në nenin 91 të Kushtetutës, ku parashikohet mundësia kur Presidenti lë vendin vakant.

Në rast të një skenari të tillë, kryetari i Kuvendit ushtron të gjithë kompetencat e Presidentit, përfshirë edhe mandatimin e partisë fituese të zgjedhjeve për të formuar qeverinë e re. Kreu i Kuvendit ushtron detyrën e Presidentit deri kur të zgjidhet Presidenti i ri. Nga ana tjetër, nëse Meta nuk jep dorëheqjen, por as nuk mandaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë, Kuvendi aktual mund ta shkarkojë Presidentit. Pavarësisht sjelljes së Metës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e Metës, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit kryesor strategjik të Shqipërisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 27/04/2021 05:47

    likja do te hape syte dhe do ti bjere te fiket kur ti thone rezultatin e zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Like: 27/04/2021 05:44

    O like nga je futur dil behu trim tani pas rezultateve o jashteqitje e ketij vendi. Do ti kerkosh ato privilegje te perjetshme per familjen tende qe te jetosh ne kurrizin e ketij populli o jashteqitje e ketij vendi. Do te terheqi populli me litar te gjalle qe ta kuptosh cfare do te thote dhimbje

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 25/04/2021 17:47

    Miu është një specje që e parandjen tërmetin. E likja si mi halesh që është e ndjen erën e birucës prandaj është bër si i çmëndur. Po pushimet për në Reç liken po e presin. Pushime të mbara o like floriri i pafsh hajrin floririt.

    Përgjigju
  • Like: 25/04/2021 17:44

    Aman te largohet nje ore e me pare se do te shpetoj Shqiperia dhe Shqiptaret

    Përgjigju
  • Gysi: 25/04/2021 17:26

    Likja ka gjith ato hesape me drejtesine.Ca kryetar partie thoni ju mo gazetar pa pik njofje analize.Liken e presin nji lume akuzash

    Përgjigju
  • Nik Martini: 25/04/2021 17:23

    Votimet te Universiteti i Sporteve te Tiranes, ne kohen, kur kam vajtur une, para dhe, me te degjuar e kam, edhe pas, kane qene korrekte, konform ligjit, qetesi, por dashurine e kishte me vete Precedenti yne shetites e i cartallosur si rralle jo president, por edhe nje njeri normal. Faqeziu na turperoi si komb. Te njejtin turperim (pasi po komentoi) dhe, per kete do te hyje edhe ne histori, vota e katerqoshesit tjeter Albin Kurti. S'ka as marreveshje, asgje prej gjeje. Shteti ame, asnje subjekt politik nuk ka ngritur struktura atje. Ku e mori mbistatusin Albin Kurti apo eshte brenda qarkut te mbyllur me Ilir Meten e perbindshin tjeter, Salih Berishen? Tani presin verdiktin e popullit dhe shfaqjen e aventurave te Ilir Me T'Metes

    Përgjigju
  • Like: 25/04/2021 17:07

    Like injoranti e kokemadhi po e ndjen qe po i afrohet fundit dhe po i hapet dera e biruces. Do te kete shume kohe per te qene ne opozite. Prandaj po bredh gjithe krahinat e vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan