Sfida e radhës për shkencën është
prodhimi i birrës në Hënë

Sfida e radhës për shkencën është<br />prodhimi i birrës në Hënë
Ndoshta nuk është një nga pyetjet më urgjente që shkenca hapësinore do t’i duhet të gjejë një përgjigje, por disa shkencëtarë kanë krijuar tashmë planin për t’i dhënë përgjigje pyetjes së tyre nëse mund të prodhohet birrë në Hënë.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë, kanë krijuar disa vaska fermentimi  të veçanta të një madhësie shume të vogël, të cilat shpresojnë që të shkojnë në sipërfaqen e Hënës, nëpërmjet një anijeje indiane e cila do të nis udhëtimin e saj drejt Hënës më vonë gjatë këtij viti.

procesi që do të përdoret është i njëjtë me atë që përdoret për krijimin  e birrës zakonisht. Vaska e fermentimit është e ndarë në 3 pjesë, ku sapo vaska të preki sipërfaqen e hënës do të realizojë procesin e krijimit të birrë”, është shprehur Srivaths Kaylan, drejtuesi mekanik i projektit.

Ndërkohë ekipi i këtij projekti të veçantë është vetëm 1 nga 25 ekipet e përzgjedhura për të fituar të drejtën e realizmit të një eksperimenti nga ekupzhi i anijes hapësinore, TeamIndus, e cila do të niset më 28 dhjetor.

Një prej drejtuesit e TeamIndus, e ka cilësuar këtë eksperiment si një nga më të zbavitësit që ekuipazhi do të realizojnë në Hënë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja

Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja