ELBASAN- Sfida e parë në histori me sistemin VAR në Shqipëri është fituar nga Teuta. Kampionia e Shqipërisë ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë për Superkupën e Shqipërisë.

Në 'Elbasan Arena' golat u shënuan në pjesën e dytë nga Aleksi fillimisht dhe më pas Gruda e Plaku.

Për Teutën kjo ishte Superkupa e dytë radhazi, ndërsa Vllaznia humbi mundësinë për ta fituar për herë të tretë në histori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Teuta mundi Vllazninë dhe fitoi Superkupën, përplasje mes 2 tifozerive pas ndeshjes, ndërhyn Policia

Ndeshja historike mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar mirë. Dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa nuk dihen detaje të tjera. Policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin.