Në Kaliforni nuk u luajt vetëm futboll. Në ndeshjen Iran-Zelandë e Re, e vlefshme për Botërorin, disa iranianë të cilët janë kundër regjimit përfituan nga vëmendja më e madhe që ka kompeticioni për të dhënë disa mesazhe të forta.

Në një prej pankartave ata kishin mesazhe kundër regjimit, ndërsa treguan edhe numrin e të vdekurve.

Më herët ministri i sportit të Iranit ka deklaruar se ‘në rast se do të ketë mesazhe politike në stadiumet e Amerikës ata do të braktisin Botërorin’. Deri më tani çështja ka mbetur brenda 90 minutave të asaj sfide, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e tjera të Iranit. Amerika ndërkohë ka vendosur ultimatim që Irani duhet të largohet nga territori tyre mënjeherë pas përfundimit të ndeshjeve. Sipas SHBA-ve Irani nuk duhet të qëndrojë më shumë se 24 orë.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.