Katërshja e arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Kombëtares kundër Turqisë do të jenë nga Gjermania. UEFA ka zgjedhur si kryesor Tobias Stieler, ndërsa dy asistentët e tij do të jenë Majk Pikel dhe Kristtian Gitelman. Ndërkohë arbitër I katërt do të jetë Christian Dingert.
Këtë sezon Stiler ka drejtuar 10 ndeshje në Bundesligë, ndërsa stemën e FIFA-s e mban që nga viti 2014. Ai është 37 vjeç dhe me profesion është jurist.
Shqipëria ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit Euro 2020 do ta zhvillojë në Shkodër të premten me datë 22 mars, ndërsa 3 ditë më vonë përballet më Andorën në transfertë.