Talenti i saj frymëzoi 'Dy herë Mat', kampionia e shahut Rozana Gjergji rrëfehet në ‘Esencë’: Në ditën e dasmës më arrestuan babanë

Një kampione e lindur e shahut, ishte sot në studion e “Esence”. Një emër që ka lindur me të jashtëzakonshmen brenda vetes. Rozana Gjergji, si fëmijë, por edhe si e rritur mahnit me talentin dhe përkushtimin për sportin e shahut.

Por kjo rrugë nuk ka qenë e shtruar me tapet të kuq. Mes vështirësish në rrugën me shahun, Rozana na rrëfen sesi një nga momentet kyçe të jetës së saj ishte burgosja e të atit, konsideruar armik i popullit. Një moment që e ka ndikuar gjithë jetën e familjes së saj. Arrestimi i të atit ditën e dasmës së saj, ishte një moment që ka shënuar në jetën e Rozanës dhe ajo e kujton si një sfidë para së cilës u vunë familjarisht, por citon të ëmën si heroinën e situatës.

Mosdorëzimi është një prej karakteristikave të Rozana Gjergjit, e cila dikur i është nënshtruar një ekografie të kokës, jo për çështje shëndeti, por për arsye krejt të tjera, për të gjetur burimin e talentit të saj të pashoq. Asokohe ajo kujton, se nga rezultati  doli që truri i saj funksiononte si i një 20-vjeçari,por ajo ishte ende fëmijë.

Rozana kishte njëherësh një trajtim ushqimor të veçantë, të cilin shteti ia jepte më një vlerë të caktuar financiare, për kohën 100 lek në ditë. Rozana kujton se ajo për të atëherë ishte një rrogë dhe këtë e kujton si një moment i cili i ka krijuar pavarësi financiare dhe emocionale.

Një moment sakrifice e shoqëron këtë çast, në shumë raste ajo merrte ushqimin në shtëpi, atë ushqim të dedikuar për të ajo e dërgonte tek familja e saj. Një gjest, për të cilin thotë se do ta përsëriste në çdo lloj situate tjetër, për mirëqenien e familjarëve të saj.

“Dy Herë Mat” është filmi i frymëzuar nga talenti i saj, për të cilin ajo kujton sesi erdhi ideja për realizimin. Pas një simultantje shahu, i ati i Rozanës takon regjisorin Bujar Kapexhiu, i cili frymëzohet nga rasti i fëmijës gjeni dhe prej aty, sjell në ekran filmin, batutat e të cilit ne i kujtojmë edhe sot.

Rozana Gjergji nuk dorëzohet dhe pavarësisht se citon familjen si arritjen e saj më të madhe në jetë, sportistja thotë se shahu është e gjithë jeta e saj.

Emisioni i plotë

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion