TIRANË- Projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit ai për Buxhetin e Shtetit është depozituar në Kuvend. Plot 886 miliardë lekë ose 8.8 miliardë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s. Në raport me buxhetin e këtij viti të rishikuar me aktin e fundit normativ, rritja e shpenzimeve është me 500 milionë euro.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.
Kurse investimet publike për vitin 2026 janë parashikuar të arrijnë në vlerën rreth 1.8 miliardë euro, brenda së cilave janë 50 milionë eurot e parashikuara për rindërtimin që ende vijon dhe 68 milionë euro financime të pritshme nga plani i rritjes së BE-së. Ndërsa për këtë vit investimet publike janë në vlerën e 1.6 miliardë euro.
“Ky projektbuxhet mbështet gjithashtu investimet në infrastrukturë, digjitalizimin e administratës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët”, thuhet në relacion.
Ndërkohë sa i takon të ardhurave ato planifikohet të arrijnë në vlerën 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro aktualisht, rritje që pritet të ndikohet kryesisht nga zhvillimi ekonomik, vijimi i turizmit dhe mirëdministrimi.
“Gjatë periudhës afatmesëm 2026-2028, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 4 përqind në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht atë të bashkimit evropian. Rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumit privat, i cili pritet të mbetet nxitësi kryesor i zgjerimit të produktit të brendshëm bruto”, thuhet në relacion.
Në vitin që vjen thuhet në projektbuxhet, borxhi publik do të kapë shifrën e 14.921 milionë euro, nga 14.255 milionë euro i parashikuar për këtë vit.
“Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1 përqind të PBB dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6 përqind të PBB në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0 përqind në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4 përqind në vitin 2031”, vijon relacioni.
Po ashtu për herë të parë vitin që vjen është planifikuar të indeksohen pagat e administratës publike në masën 2.5%, si dhe është parashikuar financim për rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë nga janari i 2026-ës dhe do të rritet në 60 mijë lekë brenda 2028-ës.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë
Në prag të nisjes së diskutimeve për një tjetër reformë territoriale, që do të sjellë një ndarje të re të bashkive, qeveria vijon të rrisë mbështetjen për pushtetin vendor.
Për vitin 2026, bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit në formën e transfertës 47.3 miliardë lekë ose gati 473 milionë euro, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.
“Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila shpërndahet përmes formulës, 14 miliardë lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor, dhe 5.5 miliardë lekë ose 11 % në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave”, thuhet në relacion.
Po ashtu bashkive do tu jepet një grant prej 200 milionë lekësh apo 2 milionë euro në bazë të performacës së tyre. Përmes këtij projektbuxheti qeveria ka shtuar edhe paratë që do të jepen për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin e mbetjeve.
Në pr.buxhetin për vitin 2026 janë është parashikuar që 120 mln euro të shkojnë për kontratat koncesionare. Aktualisht, në pr.buxhet theksohet se janë aktive 11 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP).
Financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.
Sipas të dhënave të tabelës në relacionin për buxhetin, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 139 milionë euro në vitin 2025 në rreth 120 milionë euro në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 18.5 milionë eurosh, ose rreth 13.3% më pak.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata. Rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend, koncesion që ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025.
Gjithashtu, vazhdon subvencionimi i kontratës për autostradën Milot–Morinë, me 660 milionë lekë (rreth 6.6 milionë euro), si dhe financimi 860 mln lekë ose 8.6 mln euro për projektet në Portin e Jahteve në Vlorë dhe Dukat. Në total, Ministria e Infrastrukturës merr 40% të fondit për koncesionet, ose rreth 48.8 mln euro.
Ministria e financave merr 15 mln euro që shkojnë për koncesionin për shërbimin e skanimit të Doganave.
Ndërkohë, për herë të fundit qeveria paguan për kontratat koncesionare për shëndetësinë. Kontrata koncesionare e check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë (rreth 7 milionë euro) në vitin 2026, nga 876 milionë lekë (rreth 8.7 milionë euro) në 2025.
Sterilizimi do të financohet me 500 milionë lekë (rreth 5 milionë euro) në vitin 2026, nga 1.9 miliardë lekë (rreth 19 milionë euro) në 2025. Ndërsa kontrata e dializës parashikohet të marrë 815 milionë lekë (rreth 8.1 milionë euro) në 2026, nga 960 milionë lekë (rreth 9.6 milionë euro) në 2025. Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë (rreth 20 milionë euro) në vitin 2026, nga 1.9 miliardë lekë (rreth 19 milionë euro) këtë vit.
Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë (rreth 7 milionë euro) këtë vit në 685.2 milionë lekë (rreth 6.8 milionë euro) në vitin 2026. Ndërsa, 10 milionë euro (rreth 1 miliard lekë) do të shkojnë për inceneratorin e Tiranës.

Sa i përket institucioneve të drejtësisë, thuajse të gjitha kanë një buxhet më të lartë. Rritjen më të madhe e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor me gati 12 milionë euro më shumë, duke marrë për vitin 2026 gjithsej 68 milionë euro.
Edhe SPAK merr një buxhet më të madh për vitin 2026. Prokuroria e Posaçme do të ketë në dispozicion 21 milionë euro nga 18.8 milionë që kishte vitin e kaluar.
Rritje të vogël kanë edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, ILD dhe KPA do të marrin më pak para.

Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritmet pozitive të zgjerimit, e mbështetur nga turizmi, ndërtimi dhe kërkesa e brendshme. Gjatë periudhës 2026-2028, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 4 përqind në vit.
“Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 përqind në vitin 2025, e mbështetur nga kushtet e favorshme ekonomike, veçanërisht nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit. Gjatë periudhës afatmesme 2026-2028, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 4 përqind në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht asaj të Bashkimit Evropian. Rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat, i cili pritet të mbetet nxitësi kryesor i zgjerimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)”, thuhet në relacion.
Në relacionin e pr.buxhetit, theksohet se defiçiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3 përqind të PBB, duke qëndruar në të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025.

Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë, që përfaqëson 6.5% të PBB-së. Në këtë shumë përfshihen edhe 5 miliardë lekë nga fondi i rindërtimit dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE.
“Investimet Publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë”, thuhet në relacion.
Në projektin buxhetin e vitit 2026 buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje të vogël prej 20 milionë eurosh. Të njëjtën rritje ka edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila do të këtë për vitin 2026 një buxhet prej 770 milionë eurosh.
Ministria e Mbrojtjes ka rritjen më të madhe të buxhetit, me plot 102 milionë euro më shumë. Për vitin 2026 do të marrë 589 milionë euro, nga 487 milionë euro që kishte në vitin 2025.
Mbrojtja ka detyrime të forta për të përmbushur në kuadër të NATO, si modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës të Forcave të Armatosur, armatim të ri, modernizimin në pajisje dhe sistemet kompjuterike..
Nga ministritë ka një rritje edhe Ministria e Bujqësisë, e cila do të marrë 162 milionë euro, 13 milionë euro më shumë.
Ministrisë së Ekonomisë i janë zbritur 60 milionë euro nga buxheti i këtij viti dhe në vitin që po vjen pas do të duhet të kënaqet me 417 milionë euro.
Më pak lekë për Presidencën (5.9 milionë euro nga 6 që kishte vjet) dhe Kuvendin (19 milionë euro nga 20 qe kishte, Kryeministrisë i rritet buxheti me 3.4 milionë euro (Merr 12.5 milionë euro, nga 9 në 2025-n)
Gjithsej institucionet do të marrin rreth 5 miliard euro nga 4.7 që kishin këtë vit që po mbyllet.
Ministria e Shëndetësisë 820 mln euro
Ministria e Infrastrukturës 770 mln euro
Ministria e Arsimit 648 mln euro
Viti 2025 487 mln euro
Viti 2026 589 mln euro
Rritja +102 mln euro
Ministria e Bujqësisë 162 mln euro
Ministria e Ekonomisë 417 mln euro
Ministria e Brendshme 357 mln euro
KLGJ 68 mln euro
P. Përgjithshme 34 mln euro
SPAK 21 mln euro
KLP 2.2 mln euro
Në pr.buxhetin për vitin 2026 është përfshirë edhe paketa fiskale 2026, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale.
Paqja fiskale
Paqja fiskale, një premtim i kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, pritet të nisë zbatimin janari. 213 mijë tatimpagues debitorë, që do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj nisme për vitin 2026 vlerësohet në rreth 3.7 miliardë lekë.
“Projektligji “për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” projektligji parashikon kushtet për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara ndaj administratës tatimore qendrore në sistemin tatimore e-tax ose jashtë tij dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë. për vitin 2026 janë parashikuar në total rreth 3.7 miliardë lekë nga zbatimi tij”, thuhet në pr.buxhet.
Rivlerësimi i ri pronave
Rivlerësimi i ri pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 30 shtator 2026. Sipas pr.buxhetit tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Ky rivlerësim nuk do të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, pasi të ardhurat nga ky proces neutralizohen me humbjet që do të krijoheshin nga ulja e tatimit mbi fitimin kapital në rast shitjeje.
“Projektligji "për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme" projektligji parashikon rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili synon të krijojë një kuadër ligjor për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve dhe personave juridikë, duke ofruar një instrument për të përshtatur vlerën e pronave të tyre me atë të tregut, në kushtet kur çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rritje, si dhe po rishikohen edhe çmimet e referencës. norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. për vitin 2026 nuk janë parashikuar të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit, për arsye se këto të ardhura neutralizojnë të ardhurat nga fitimi kapital i shitjes së pasurisë së paluajtshme”, thuhet në pr.buxhet.
TVSH në bujqësi
Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Efekti financiar i kësaj mase llogaritet në minus 1.5 miliardë lekë.
“Projektligji “për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” ky projektligj ka si qëllim të mbështesë dhe lehtësojë prodhuesin bujqësor (fermerin), nëpërmjet rishikimit të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, duke prezantuar një normë dhe procedurë të re të kompensimit të prodhuesve bujqësorë. synohet që fermeri do të kompensohet me një normë prej 10 për qind për tatimin mbi vlerën e shtuar e paguar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, në funksion të realizimit të aktiviteteve të tij prodhuese bujqësore. efekti është vlerësuar rreth minus 1,5 miliardë lek”, thuhet në pr.buxhet.
Nga janar 2026 nga 1 janar 2026 do të rritet paga minimale nga 40 mijë lek në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Aktualisht, paga maksimale është 176,416 lekë dhe nga janari 2026 pritet të rritet në 186,416 lekë.
Bazuar në të dhënat e administratës tatimore, rezulton se efekti pozitiv në të ardhura do të jetë rreth 9 miliardë lek, nga të cilat rreth 7,6 miliard lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 miliardë lek nga kontributet shëndetësore.
Komente












U bene disa vite rradhazi qe financat vjetore te shtetit dalin suficit (per fat te mire), dhe as qe flitet per nje page shperblim ne fund te vitit. Nderkohe Kosova me gjysmen e buxhetit, jep pagen e 13. Qeveria duhet ta rishikoje kete gje, sepse gjths investim ne ekonomi eshte. Ato para qe do jepen, do i kthehen qeverise ne forma te ndryshme ne konsum, taksa apo dhe forme tjeter. Ose te pakten qe mos t'i rendoje shume qeverise, le ta ndaje ne dy pjese. Gjysem page tani ne festat e fundvitit, dhe nje gjysem tjeter ne korrik per te mundesuar dhe lehtesuar pushimet e veres per cdo familje.
PërgjigjuNese eshte e vertete kjo tregon nje zhvillim dhe nje epoke e re ne Rama 4 , pra do jete nje etape e zhvillimit te larte ,8.8 miliard € ne rajon tregon nje buxhet nderi dhe kjo fale politikave moderne te Edi Rama 4, shume mire bravo nese eshte e vertete ekonomia do marre bum masiv bravo!
PërgjigjuNje buxhet 8.8 miliard € (8.8billion $) kur Kosova ka 4 billion € buxhet tregon nje superfuci investimesh , per 2025 ishte 8.2 billion € buxheti kemi 8.8billion€ pra rritje me 600milion € (hekurudha kushton 800 mil€ Tirane -Gjakove) pra investim shume i madh ! Shperndarja e kesaj shume buxhet 8.8 bill€ kemi pension minimal 200€ dhe kemi rritje graduale pension , pra po del nga varferia 25% e popullsise ! Mjek dhe infermier , teknolog etj page minimale neto 1000€ neto qe mos ikin ne gjermani kjo jep panorame pozitive! Edhe investime ne rruge 700km rruge malore keshtu kjo tregon rritje ne investime dhe kemi potencial krahasuar me vendet fqinje ngjitur! Kjo ja vlen ! Viti 2026 ka investime madhore nese kjo eshte e vertete kemi oksigjen ne ekonomi sidomos per shtresen ne prag varferie (25% pra gati 500,000 banore )
Shoku, viti tjeter do jete vazhdim i ketij viti, s'do ndodhe ndonje mrekulli qe te ndodhe bumi masiv ekonomik qe thua ti, apo nuk jeton ketu?
Nuk kuptoj perse flisni ne Euro. Monedha e shtetit eshte Leku. Kjo eshte e rendesishme.
PërgjigjuSepse borxhi publik eshte ne euro ! Kemi borxh publik 52% GDP kur fqinj sikur Greqia kane 112% GDP borxh ! Pra ne 100 L “qumesht” lopa greke ka 112 Litra qumesht borxh… kjo eshte qeshta ! Ne 2021 borxhi shqiptar ishte 67% , por me aftesi borxhi u ul 52% , borxhi 45-55% eshte optimal !