Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Report Tv sfidat me të cilat është përballur Partia Socialiste në këto 31 vite. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe tha se periudha më e vështirë ka qenë kur PS ishte në opozitë, e cila përndiqej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha njëjtë siç Hitletri përndiqte hebrenjtë. Sot, sipas tij Berisha është thjesht një tigër pa dhëmbë, por në atë periudhë kishte në dorë çdo pushtet.
“31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë. I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe. Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha, janë vrarë njerëz të angazhuar në veprimtari aktive patriotike siç kanë qenë luftëtarë për rezistencën në Kosovë. Të cilët janë zhdukur vrarë. Të tjerë socialistë janë përndjekur në kushtet kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale.
Është një moment kritik për PS për të zgjedhur rrugën e duhur dhe për të marrë vendimet e duhura për tu rigjeneruar. Të jetë e hapur përkundrejt një marrëdhënie të re me shoqërinë civile që advokon dhe kthen në kauza çështje të rëndësishme që u përkasin të majtës, që në fatkeqësisht shpesh herë gjendemi në mes. Ne duhet të përfshijmë më shumë kauza të shoqërisë civile. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë, po përballemi me pasojat e COVID dhe të pos tërmetit. Lufta sigurisht po vështirëson situatën. Ndaj edhe qeverisja e PS-së në këto momente është themelore”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Rritja e çmimeve, Braçe: Ka abuzime, Bordi po humb funksionin! Kemi varësi nga importi, duhen masa urgjente! Taksë profesioneve të lira? Sjell drejtësi fiskale
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?
-
Po
67.6%
-
Jo
22%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 4122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator, 17:39
-
Zgjedhjet 2025/ Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama 'i shqetësuar'! Mesazhi për socialistët dhe porosia për votën e diasporës
17 Shtator, 15:21
-
Ligji i ri për urdhrin e mjekëve, zv.ministrja e Shëndetësisë: Jo më shumë se 30% të orëve të punës së shërbimit publik në privat! Jemi duke adresuar mungesat e ilaçeve
16 Shtator, 19:37
-
Dosja ‘Partizani’ në Studio Live, Shabani: SPAK do ia rendisi Berishës të gjitha zullumet që ka bërë, përdori shtetin për t’u pasuruar! Bala: Jamarbri mashtroi dhe Argitën!
16 Shtator, 19:09
-
Dosja ‘Partizani’, Beqiri: Familja e Saliut ka funksionuar si organizatë kriminale! Berisha rrezikon 8 vite burg, Malltezi minimumi 10! Petraj: Pasuritë do u konfiskohen
16 Shtator, 19:08
-
Shabani për Report TV: Listat e mbyllura i çuam në Kushtetuese, më 2025 forcat e reja do përfaqësohen në Parlament me grup deputetësh, duhet votimi elektronik
16 Shtator, 18:32
-
Milva Ekonomi në Report Tv: Vendosja në lista të pasigurta, sfidë personale! E kemi provuar! Opozita do reflektojë dhe do i bashkohet 'Dezinformimit' dhe 'Antikorrupsionit'
16 Shtator, 13:31
-
Sondazhi i Zaloshnjës: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla
16 Shtator, 09:37
-
Gjiknuri ‘lë stafetën’, Arbjan Mazniku prezantohet si drejtues qarku në Elbasan
13 Shtator, 22:52
-
Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë për pensionet në fshat! Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët
13 Shtator, 19:49
-
Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot
13 Shtator, 18:13
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator, 17:16