Rritja e çmimeve, Braçe: Ka abuzime, Bordi po humb funksionin! Kemi varësi nga importi, duhen masa urgjente! Taksë profesioneve të lira? Sjell drejtësi fiskale

TIRANË- Për deputetin socialist, Erion Braçe, Bordi i Transparencës për çmimet e naftës nuk e ka përmbushur detyrën dhe sipas tij shumë shpejt do e humbasë funksionin dhe kjo për shkak se në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme, nga çmimi tavan që është vendosur nga Bordi. Sipas tij, Bordi nuk po funksionon se çmimet po vendosen nga konkurrenca në treg

Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, socialisti i ka quajtur çmimet e vëna nga pikat e karburante abuzive, teksa solli në vëmendje çmimin e gazit. Sipas tij, çmimi i gazit në tregjet ndërkombëtare është ulur në nivelet e para luftës, por në vendin tonë nga disa pika shitet me 9 lekë, por ka edhe të tjera që e kanë ulur në 75 lekë.

Braçe tha se rritja e çmimeve, si e hidrokarbureve e ushqimeve, ka ardhur edhe si pasojë e varësisë së madhe që vendi ynë ka me importin sa i përket energjisë. Ndërsa shtoi se duhet menduar për një rafineri në vendin tonë dhe kjo mundtë arrihet nga subjektet që merren me importimin e naftës.

Për shkak të rritjeve të çmimeve, Braçe shprehet se qeveria duhet të mbështesë bujqit pasi 1 kg grurë është jetik për vendin për shkak të luftës. Ai thekson se 42 mijë fermerëve që kanë aplikuar në skemën e subvencionit të naftës duhet t’iu jepet të gjithëve falas.  

“Ti japin bujqve naftën falas, pa përjashtim të gjithëve, 42 mijë familjeve. Ti mbrojnë nga çmimi i plehrave kimike. Të hapim tregun e plehrave kimike se kemi vetëm dy operatorë që zotërojnë 100% të tregut”, tha Braçe në Report Tv.

Ish-zëvendëskryeministri u ndal edhe në tatimin e profesioneve të lira, ku sipas tij kjo do ta bënte tregun më të ndershëm, por sipas tij duhet të avancohet edhe më tej. Braçe propozon që çdo e ardhur duhet të mblidhet dhe t’i nënshtrohet tatimit progresiv.

Qeveria ka nisur prezantimin e ndryshimeve ligjore në Tatime, që për herë të parë prekin edhe profesionet e lira. Skema aktuale që i trajton profesionet e lira si biznese të vogla, pra që nuk paguajnë as TVSH dhe as tatim mbi fitimin dhe kjo pritet të ndryshojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Duka kërkon rikthimin e basteve, Braçe vë duart në kokë: Në FSHF më parë luanin skedina, e vetmja federatë në Europë që është dënuar për fiksim rezultati

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar kërkesën e Presidentit të FSH-së Armando Duka për rikthimin e basteve sportive. I ftuar në Report Tv, Braçe vuri duart në kokë, duke e konsideruar një kërkesë absurde në një kohë kur FSHF është e vetmja Federatë në Europë e dënuar për fiksim rezultati. Braçe i referohet vendimit të marrë nga UEFA për përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe ngriti pyetjen retorike nëse FSHF do të bëjë sport apo të luajë baste. Ndërsa shtoi se kohë më parë brenda FSHF janë luajtur baste.

A e kuptoni në ç’pikë jemi? Presidenti i FSHF, e vetmja federatë në Europë që ka një vendim në fuqi nga të gjitha shkallët hierarkike nga organizmat ndërkombëtar të futbollit dhe gjykata sportive për fiksim të rezultateve sportive, në favor të basteve sportive në të gjithë Europën. Ky kërkon rikthim të basteve në këtë vend. Ky që vetëm katër vite më parë mori një vendim për shkak të rezultateve të trukuara në futboll për nevojat e basteve, del e kërkon që të rikthehen bastet në këtë vend. Ca t’iu them unë, që një pjesë aty brenda FSHF kanë luajtur baste në kohë të ndryshme. E thonë aktorë të ndryshme. Janë të përfshirë në këtë, janë të shkruara. Këta duan të bëjnë sport apo baste. Se keqmenaxhon FSHF, ekonominë e futbollit dhe nuk bëjnë dot ekonomi, kjo nuk dot të thotë që të rikthejmë ligjërisht. Se në të zezë ka plot, këtu luhet në të zezë. Mungesë vëmendje e të gjitha agjencive ligjzbatuese për të.

Ish-zëvendëskryeministri Braçe theksoi se është kundër rikthimit të tyre, ndërsa theksoi se se autoritetet duhet të marrin masa për të goditur bastet që po luhen në mënyrë të paligjshme, nga të njëjtët kriminelë që i kanë pasur pika fizike më parë.

“Në momentin që ne morëm vendim t’i shpallim të paligjshme kërkuan nga AKEP të merreshin me goditjen e  fenomenit. Ky që kërkon ligjërimin e tyre, jam kundër, të marrë ca të dojë vendimi i PS unë nuk e votoj. Po pastrohen para përmes basteve në të zezë, siç pastroheshin legalisht po pastrohen tani që u kanë të njëjtat figura kriminale. Turp neveri që e vetmja në Europë që ka një vend ne fuqi për fiksim të rezultateve sportive”, tha Braçe.

Në një deklaratë për mediat sot Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve kërkuan hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit.

Ora 18:04
Sfidat e PS-së në 31 vite, Braçe në Report Tv: Berisha është një tigër pa dhëmbë, në opozitë na ka përndjekur si Hitleri hebrenjtë

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Report Tv sfidat me të cilat është përballur Partia Socialiste në këto 31 vite. Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe tha se periudha më e vështirë ka qenë kur PS ishte në opozitë, e cila përndiqej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha njëjtë siç Hitletri përndiqte hebrenjtë.  Sot, sipas tij Berisha është thjesht një tigër pa dhëmbë, por në atë periudhë kishte në dorë çdo pushtet.

“31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë. I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe. Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha, janë vrarë njerëz të angazhuar në veprimtari aktive patriotike siç kanë qenë luftëtarë për rezistencën në Kosovë. Të cilët janë zhdukur vrarë. Të tjerë socialistë janë përndjekur në kushtet kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale.

Është një moment kritik për PS për të zgjedhur rrugën e duhur dhe për të marrë vendimet e duhura për tu rigjeneruar. Të jetë e hapur përkundrejt një marrëdhënie të re me shoqërinë civile që advokon dhe kthen në kauza çështje të rëndësishme që u përkasin të majtës, që në fatkeqësisht shpesh herë gjendemi në mes. Ne duhet të përfshijmë më shumë kauza të shoqërisë civile. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë, po përballemi me pasojat e COVID dhe të pos tërmetit. Lufta sigurisht po vështirëson situatën. Ndaj edhe qeverisja e PS-së në këto momente është themelore”, tha Braçe.

Ora 17:55
Taksim profesioneve të lira? Braçe: Do të bëjë drejtësi fiskale, duhet tatim progresiv për të gjitha të ardhurat

 

Qeveria ka nisur prezantimin e ndryshimeve ligjore në Tatime, që për herë të parë prekin edhe profesionet e lira. Skema aktuale që i trajton profesionet e lira si biznese të vogla, pra që nuk paguajnë as TVSH dhe as tatim mbi fitimin dhe kjo pritet të ndryshojë. Për deputetin socialist, Erion Braçe kjo do ta bënte tregun më të ndershme por sipas tij duhet të avancohet edhe më tej. Braçe propozon që çdo e ardhur duhet të mblidhet dhe t’i nënshtrohet tatimet progresiv.

"Ku është drejtësia që dikush që bën 2-3 punë, një punëtor krahu që punon 2 punë i mblidhen tgë ardhurat dhe taksohet, që e kalon 8% dhe një tjetri që pavarësisht sa realizon tatohet vetëm 8%. Pse ndodh kjo? Po atij që realizon të ardhura nga qiraja pse nuk i mblidhen të ardhurat dhe të tatohet? Këto para mungojnë në buxhetin e shtetit. Rregullimi është thjesht mbyllje e një vrime që shkaktonte informalitet. Mjafton vetëm thjesht rregullimi? E bën ligjin të drejtë vetëm kjo? Për mua jo! Drejtësia do të ishte që çdo e ardhur të mblidhen të gjitha bashkë dhe tatohen në shkallë progresive. Kështu do të vinim në respektim të parimit që kush fiton më shumë paguan më shumë. Kjo kërkon deklarim real të çdo të ardhur. Drafti që është shpërndarë për konsultim natyrisht që nuk i përfshin këto. Këtu dallojmë ne të majtët me të tjerët. Në rast se do të kemi drejtësi fiskale do të kemi edhe konkurrencë më të ndershme dhe më të mirë", tha Braçe në Report Tv. 

Ora 17:40
Bordi Transparencës për naftën, Braçe: S’e ka përmbushur detyrën, do e humbasë funksionin! Çmimet abuzive

Deputeti socialist Erion Braçe thotë në Report TV se Bordi i Transparencës për çmimet e naftës nuk e ka përmbushur detyrën dhe sipas tij shumë shpejt do e humbasë funksionin pasi në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme, nga çmimi tavan që ka vendosur Bordi. Sipas tij, çmimet janë abuzive, pasi gazi në tregjet ndërkombëtare është ulur në nivelet e para luftës, ndërsa këtu ende tregtohet me 90 lekë, por ka pika që e shesin edhe me 72 lekë. Sipas tij bordi nuk po funksionon, por çmimet po i vendos konkurrenca në treg.

“Dy gjëra nuk vendosen në protesta, çmimet nuk vendosen në shesh. Cildo që mendon se duke dalë në shesh do ulë çmimin e miellit, grurit, naftës e mendon gabim. Nuk ulen me protesta. Bordi ishte një instrument që nuk u ngrit dhe nuk po funksionin për të rritur apo ulur çmimin, u ngritën për të ndalur abuzimet që në ditët e para të efektit të luftës, apo kur nuk ishte dhënë ende. Bordi i ushqimeve ia ka dalë, i naftës për mua se ka përmbushur detyrën se tregu është divers sot që flasim nga pikëpamje pronësisë, markës. Bordi do fillojë ta humbi funksionin. Ka pika që e shesin me 8-9 lekë më lirë sesa çmimi, apo se çmimi që kanë rrjetet e mëdha. Po funksionin konkurrenca Qeveria duhet të bëjë që konkurrenca të jetë efektive. Nuk duhet të lejojë integrimin vertikal të kompanive. Çmimi i vajit të lulediellit ka filluare të bjerë, ashtu si çmimi i gazit ka rënë. Çmim 90 lekë nëpër tabele, te pikat e bardha ishte 72 lekë, në tregjet ndërkombëtare ka çmimin e paraluftës. Bordi? Ka vendosur çmim tavan, por duhet të fillojë të bëjë analizë, nëse çmimi i gazit është i qëndrueshëm, çmimet nëpër tabela janë tërësisht abuzive. Tregjet të jenë demokratike, të hiqen barrierat prej monolit, duopolit. Ka ardhur koha për të riparë buxhetin”, tha Braçe në Report Tv.

Ora 17:20
Rritja e çmimeve/ Braçe: Vendi ka varësi totale nga importi! Urgjent investime në sektorin e energjisë, të mendojmë për një rafineri

 

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se çmimet e produkteve ushqimore por edhe të hidrokarbureve janë rritur ndjeshëm edhe për shkak se vendi ka një varësi totale nga importi sa i përket energjisë. Braçe thotë se vendi ka nevojë urgjente për të investuar sa më parë për diversifikim të prodhimit të energjisë.

“Që konjuktura ndërkombëtare ndikon në rritjen e çmimeve, të naftës, gazit, ushqimeve etj kjo është shumë e qartë. A ka probleme të tjera? Sigurisht që ka! Ne kemi probleme për shkak se jemi të varur nga importi, që do të thotë se kemi probleme me strukturën e prodhimit në këtë vend. Ne duhet të fillojmë të marrim hapësirën tonë dhe pavarësinë nga importet, qoftë nga energjia por edhe nga produktet ushqimore. Duhet të diversifikojmë energjinë. Nëse do ta kishim bërë me kohë sot nuk do të ishim tërësisht të varur, qoftë nga importet por edhe nga burimet hidrike. Është jetike për ne që të vijojmë investime në veprat energjetike, Skavica është njëra.

Duhet t’i japim hapësira investimeve të burimeve tona këtu, duhet të mendojmë për një rafineri tonën këtu. Të gjitha këta që importojnë 600-700 mijë ton, sikur të mendonin vetëm një ditë të vetmi që 120 mln euro duhen ndarë më vetë për të ndërtuar një rafineri patjetër që bëhet. Të mos e keni mendjen vetëm tek pallatet nëpër Tiranë. Duhet të plotësojnë nevojat e këtij vendi për naftë të përpunuar. Padyshim që duhet të investojmë te sektori i bujqësisë, prodhimet blegtorale dhe bujqësore”, tha ndër të tjera Bracce në intervistën për ‘Studio Live’ në Report Tv.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cahsj: 15/06/2022 02:01

    Ku shkel edi rama nuk mbin bari. Pse ju habit kjo gje? Antikbetari me i madh ne historine Shqiptare. Ne nje rreng me esat toptanin.

    Përgjigju
  • maksi: 14/06/2022 20:03

    PSE KE VARESI IMPORTI MOR LEGEN,,,, para 1990 KISHE PRODHIM TE NAFTES NE VEND,,,EDHE SOT KUR NE KEMI NAFTE DUHET LARGUAR BANKERSI DHE ,DUHET TE NDERTOHET NJE RAFINERI E RE PERPUNIMI,,,MEQE E PRISHEM TE VJETREN...100 MILION DOLLARE KUSHTON NDERTIMI I NJE RAFINERIE TE RE,,,,E NDERTOJNE KINEZET....EDHE GRURE MUND TE PRODHOSH VETE,,,te mbillen me grure sip..djerre te tokes...

    Përgjigju
  • Arti: 14/06/2022 19:43

    Me fal por cfare ka bere Edi Rama per profesionet e lira? Koduesit dhe firmat IT jane te vetmet qe po e mbajne gjalle ate vend. I vetmi kontribut i Rames ketu eshte se edhe pse kane ikur mbi 500,000 studente ne kemi mbajtur standartin bloze te rrogave me te ulta ne rajon, e tani ky miushi do te taksoj kete sektor vital?

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 14/06/2022 19:35

    kujdes kur ben paralelizma... hitleri me izraelitet nuk ka paralel...mos bjere ne pozitat e saliut qe nxinte historine e kohen e enverit me aq zell e me zi se sa do ta bente nje grek apo serb antishqiptar. ti flet mire e troc po ca gjera por gjithmone pa fyerje apo lendime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion