Sfidat e teatrit, ekspertët
evropiane 4 ditë në Tiranë

Sfidat e teatrit, ekspertët <br />evropiane 4 ditë në Tiranë
TIRANE - Mblidhen sot në Teatrin Kombëtar anëtarët e Konventës Europiane Teatrore (ETC), rrjetit lider Europian të teatrove publik për një takim 4 ditor nga 21 deri 24 mars. Të mikpritur nga Teatri Kombëtar Shqiptar, ky takim pranveror është i veçantë për shkak se është mbledhja e parë e të gjithëve në vitin kur organizata feston 25-vjetorin e saj.

Për të shenjuar këtë rast të veçantë janë ftuar të marrin pjesë në debate mysafir nga rrjetet artistike lider në Europë, të diskutojnë rreth temës së konferencës e cila është, “Teatri Europian – Një mundësi për të qenë të Ndryshëm”. Konferenca do të hapet zyrtarisht sot pasdite nga Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, në prezencë të Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi.

Pas kësaj do të vijojnë dy ditë intensive me takime dhe debate ku do të diskutohen sfidat që has teatri europian dhe do të nënvizohen mundësitë që çdo teatër ka për të vazhduar të zhvillohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët.

Paneli i hapur i diskutimeve të premten 22 Mars, do të eksplorojë rrugët e reja të rrjeteve Europiane të Teatrove, ku publiku do të ketë rastin të dëgjojë folësat e vyer: Manfred Beilharz nga Instituti Ndërkombëtar Teatror, Staffan Valdemar Holm nga mitos21, Hugo de Greef nga Shoqata e Festivalit Europian dhe Christina Muller përfaqsuese e ETC.

Kjo mundësi e vyer për të dëgjuar opinionin e ekspertëve do të jetë e hapur edhe për publikun e gjerë dhe për studentë nga Akademia e Arteve në Tiranë. Të Shtunën 23 Mars do të zhvillohet tema “Teatri në një Shoqëri Demokratike dhe Liberale” e cila është përgatitur nga një prej Akademikëve dhe Kritikëve të njohur të teatrit në Shqipëri, Përparim Kabo, dhe do të lexohet nga aktori Sokol Angjeli.

Përgjate punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, delegatët do të takohen gjithashtu në komisione special për të diskutuar një numër projektesh artistike bashkëpunuese të ETC-së.

Këto përfshijnë Turin Teatror Pranveror të ETC-së (18-24 Prill 2013) si dhe Festival i të Rinjve Europa 2 (13-18 Maj 2013), sikurse dhe Arti i të Moshuarve (2013-2015), një kërkim i madh ndërkulturor dhe krijimi i një projekti skenik i cili angazhon realitetet dhe sfidat e shoqërisë së vjetër në moshë europiane  dhe një studim zhvillimor të ri për audiencën bazuar në praktikat më të mira që do të jetë studimi i parë në llojin e vet në nivel europian.

Këto projekte janë iniciativa të ambicieve të ETC-së për të vazhduar trashëgiminë e krijuar në këto 25 vite të fundit për promovimin dhe dhënien e kontributit për progresin e teatrit europian teksa gjithmonë merr shansin për të treguar që teatri mund të jetë ndryshe dhe të bëjë ndryshimin në shoqërinë kontemporane europiane.
Ad.Pe.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013

Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë