Lajmi është bërë publik pasditen e 13 tetorit drejtëpërsëdrejti në faqen zyrtare të websitit të "Victoria’s Secret" dhe pastaj në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Mes këtyre emrave, flitej edhe pjesëmarrja e grupit muzikorë One Direction. Tashmë është momenti për të përdorur termin “sfilatë” për atë që konsiderohet një shoë me të gjitha efektet, një spektakël që vetëm marka më e famshme e të brendshme në botë mund të ngrejë në këmbë.
“ Të brendshmet në pasarelë në "Victoria’s Secret Fashion Show", kalojnë në plan të dytë në krahasim me të tjerat”, thotë Ed Razek, shefi i marketingut të "Victoria’s Secret". Bukuroshet në pasarelë, telekamerat të fokusura në veshjet intime të engjëjve, skenografia dhe dritat spektakolare. Një shoë me të gjitha efektet dhe emrat e mëdha të muzikës botërore.
Ndër vite në pasarelën e "Victoria’s Secret Fashion Show" kanë dalë yjet si Taylor Swift, Ariana Grande dhe Ed Sheraan. Këtë vit, është radha e Rihannës dhe Selena Gomes, e cila pasi ka deklaruar se ka luftuar kundër një sëmundje kancerogjene është gati të prezantojë diskun e saj të ri “ Ringjallja”. Në fund The Weekend, emri i zgjedhur nga Abel Tesfaye është i vetmi mashkull mes femrave. Padyshim më i privilegjuari atë natë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)