TIRANE- Pas një arrestimi të bujshëm të drejtuesit të organizatës mafioze "Sacra Corona Unita" Albino Prudentino dhe sekuestrimit të pronave të tij në Shqipëri, hetimi pasuror tashmë ka përfunduar duke çuar para gjykatës vetëm një automjet tip BMW X5 që i përkiste italianit. Edhe pse në fillim prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës, bëni një listë të gjatë të pasurive të Prudentinos të cilat u futën në procesin e konfiskimit, pas dy vjetësh nga ndalimi lista thuajse nuk ekziston, duke bërë që në gjykatë të përfundojë vetëm një automjet BMW X5 që administrohet nga Drejtoria e Rezervave dhe që ende nuk dihet se kujt institucioni i është dhënë në përdorim. Bizneset si "Bet Plus", "Beting Sistem Albania" dhe "Cazino Italia" në Vlorë, janë liruar nga prokuroria, e cila ka arritur të ngrerë akuzë vetëm për "Organizim i llotarive të palejuara" për bashkëpuntorin e Prudentinos, Elvis Gjeçaj që njihet ndryshe dhe si kunati i ministres së Integrimit Majlinda Bregu. Ndërsa për sa i përket ngritjes së akuzave ndaj italianit Albino Prudentino, këtij të fundit nuk i është komunikuar asnjë akuzë, për tre bizneset e mësipërme, por vetëm për një automjet tip BMW X5.
SFUMIMI I OPERACIONIT
Edhe pas një operacioni tepër të bujshëm ku ra në pranga i kërkuari nga drejtësia Italiane Albino Prudentino, dhe vendosmërisë së shtetit për të bllokuar të gjitha pronat e Prudentinos e bashkëpuntorëve të tjerë të tij, operacioni është sfumuar duke u minimizuar vetëm në bllokimin e një automjeti. Pavarësisht përpjekjeve të policisë dhe prokurorisë për bllokimin e llogarive bankare dhe kompanive të basteve, gjykatat shqiptare kanë hequr masat e sekuestros duke rikthyer herë pas here për rigjykim çështjen. Pas një sërë procesesh gjyqësore, togat e zeza kanë vendosur ti japin të drejtë Prudentinos dhe bashkëpuntorëve të tij në Shqipëri, duke detyruar më pas prokurorinë që të akuzojë vetëm Elvis Gjeçaj për akuzën e "Organizimit të llotarive të palejuara". Ndërkohë që nga ana tjetër hetimet për pasurinë kanë vijuar për të kaluar në pronësi të shtetit gjithçka që është në emër të Albino Prudentinos. Nga verifikimet e bëra është arritur të provohet se në emër të tij në Shqipëri figuron vetëm një automjet tip BMW X5 e cila tashmë është vendosur në masë sekuestro dhe shumë shpejt do i dërgohet Gjykatës së Krimeve të Rënda për konfiskim dhe kalim në pronësi të shtetit.
AKSIONET NË KOMPANI
Në shoqërinë "Bet Plus" personi nën hetim, Angelo Prudentino, djali i Albino Prudentinos zotëron 90 mijë aksione me përqindje në kapital 4500 dhe kontribut në para 90 milionë. Në këtë shoqëri kanë kapital dhe aksione edhe shtetasit Francesko Fornelli, Giuseppe Palma dhe Ventigjar Kaci.Ndërsa në "Casino Italia", me kapital fillestar të saj 10 milionë lekë, në një kohë që Angelo Prudentino zotëron në të 60 për qind kontribute dhe 50 për qind pjesëmarrje. "Beting System Albania", është një kompani ku Ervis Gjeçaj ka numër aksionesh 5 mijë dhe përqindje në kapital 5 mijë, ndërsa italiani Giuseppe Palma, si person i lidhur me Angelo Prudentinon dhe Ervis Gjecajn, zotëron 3 mijë numrin e aksioneve dhe kontribut në para 60 milionë. Në këtë shoqëri del edhe emri i një shtetasi tjetër shqiptar, Gani Baku, si person i lidhur me Angelo Prudnetinon dhe Ervis Gjecajn, i cili ka kontribut në para 400 milionë.
MBESA E KRYEMINISTRIT, PUNETORE TE PRUDENTINO
Shpresa Breçani, mbesa e kryeministrit Sali Berisha, figuronte eksperte kontabël e një prej 3 kompanive të themeluara në vendin tonë nga Albino Prudentino. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur në fushën e lotarive dhe basteve sportive "Bet Plus". Nga të dhënat që ofron ekstrakti i regjistrit tregtar të saj, rezulton se 45 për qind të aksioneve të kësaj kompanie i zotëron pikërisht 35- vjeçari Angelo Prudentino, djali i supermafiozit italian. Kompania "Bet Plus" është themeluar në datën 1 dhjetor 2008. Në po të njëjtën ditë rezulton të ketë filluar punë pranë saj edhe mbesa e kryeministrit Berisha.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com