Sfungjeri i kuzhinës? Objekti
më i ndotur në shtëpi

Sfungjeri i kuzhinës? Objekti<br />më i ndotur në shtëpi
Është më i pisët se lavamani, shpesh në të jeton një bakter që mund të çojë në paralizë. Sfungjeri me të cilët lajmë enët në kuzhinë është një prej gjërave më të pista që kemi në shtëpi, madje ai është rreth 200 mijë më i ndotur edhe se sa lavamani i kuzhinës.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për baktere të padëmshme që strehohen në enët e kuzhinës. Ekspertët kanë gjetur në sfungjer, copat e pastrimit dhe prerëset e kuzhinës, një bakter që mund të shkaktojë edhe paralizë.

Një studim i ri ka gjetur se janë rreth pothuajse 4 milionë baktere për një centimetër katror në sfungjerin e kuzhinës dhe gati 400.000 baktere për centimetër katror në peshqirin që përdoret për të tharë enët.

Dhe, sipas shkencëtarëve, do të ishte më mirë nëse perimet priten me feta në lavaman se sa me një prerëse. Charles Gerba, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Arizonës ka kryer disa studime mbi modalitetet e transferimit të sëmundjeve përmes mjedisit.

Detyra e tij është që të mbajë nën vëzhgim objektet shtëpiake për të matur më pas tipin dhe rritjen e baktereve.

Campylobacter

Hugh Pennington, një nga mikrobiologët më të shquar në Britaninë e Madhe, i tha Daily Mail se një nga qëllimet më të mëdha për të Agjencisë për Mbrojtjen e Shëndetit është të mposhtë një bakter të quajtur Campylobacter, e cila mund të shkaktojë paralizë dhe gjendet zakonisht në sfungjerin e kuzhinës. Pennington shpjegon se ky bakter "mund të shkaktojë Guillain-Barre.

Nuk godet mendimet apo ndjenjat, por mund të përhapet në nerva dhe të ndikojë në aftësitë motorike. Në shumicën e rasteve nuk shkon kaq keq, por pasojat mund të zgjasin për disa javë, muaj ose vjet"

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 21 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi