TIRANE-Nesër Komisioni i Ekonomisë dhe Financave do të zhvillojë seancën dëgjimore me kandidatin për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Petraq Milo, i cili u propozua nga Presidenti Ilir Meta disa javë më parë.
Ky është dekreti i tretë i Metës për të zgjedhur kryetarin e ri të KLSH. Dy propozimet e mëparshme, ai për Vitore Tushen dhe Bahri Shaqirin u rrëzuan nga PS.
Pas rrëzimit të dy kandidaturave të para, kreu i shtetit në propozimin e bërë në 17 Korrik shprehej se nuk gjeti kandidaturë më të mirë se emrin i Milos për të pasur Bujar Leskajn në krye të institucionit të kontrollit.
Sipas Metës, Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.
KLSH don njeri me integritet jo simpatizante karriere
Përgjigju