TIRANE - Kompania SGS ka shtuar shërbime dhe linja të reja të kontrollit teknik në Shqipëri për të përmirësuar përvojën e klientit gjatë inspektimit të detyrueshëm të automjetit.
Janë mundësuar linja të reja të kontrollit teknik dhe është shtuar shërbimi i prenotimit online, i cili është vënë në zbatim tashmë në Tiranë, për të ndihmuar klientët për një hyrje dhe dalje sa më të shpejtë nga Qendrat e Kontrollit teknik të menaxhuara nga SGS.
Me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë ndaj klientit, SGS po rrit kapacitetet kontrolluese duke investuar në dy Linja Kontrolli të reja në Tiranë, të cilat do të jenë në gatishmëri brenda pak ditësh.
Të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik do të qëndrojnë hapur edhe të shtunave dhe të dielave. Prenotimi online do të mundësohet së shpejti në gjithë territorin e vendit. Ai gjendet në faqen internet www.automotivealbania.sgs.com
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com