Gjithçka është gati. Vera e vitit 2013 e Shën Kostandinit do ti dedikohet shqiponjës. Shqiponja do të fluturojë mbi qiellin e qytetit të vogël me origjinë shqiptare në zemër të Pollino-s. Ne e kemi njoftuar pikërisht nga këto faqe disa muaj më parë. Tani projekti i "Skyflier" është një realitet dhe pret vetëm për t'u inauguruar zyrtarisht dhe të hapet për të gjithë.
Disa prej të cilëve që kanë qenë të pranishëm gjatë provave kanë treguar se kanë përjetuar një eksperiencë unike dhe afashinante. Mund të fluturohet mbi një distancë prej 906 metra nga një lartësi prej 853 metra mbi nivelin e detit në siguri të plotë në balonë fluturuese për katër persona lidhur me një litar.
Zbritja do të zhvillohet me një shpejtësi prej 23 metrash për sekondë dhe fluturimi do të jetë pak më shumë se një minutë. E gjithë kjo mund të bëhet në grup. Balona flutuuese që do të presë vizitorët, në fakt, ka katër vende. Mbi të gjitha spikat simboli shqiptar i përsosmërisë: shqiponja me dy koka, e projektuar në "krahët" e balonës.
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
KËTË VERË, SH’KOSTANDIN, FLJUTUROHET
Është gjithë prondu. Vera 2013 e Sh’kostandinit do të jetë “all’insegna dell’aquila”: akuila çë do të fljuturonj te qiellëza e katundit aljbëresh në zëmërën e Piljinit. Ka disa muaj çë u kish anunçartur tek këto paxhëna. Nani pruxheti “Skyflier” u bë e qindron sulu të inauguraret e të hapet ghithëve.
Disa, më të ljumtur e kanë xha pruvartur pas kolaudit e thanë se vivirtin një esperjenxë e paparë, çë rrëben, dhja si një sport çë të ngjethen misht. Mënd të fljuturosh gljat një perkors 906 metra e 853 metra mbi det, pa trëmbsi mbi një deltaplan për katër vet i ljidhur me një kav. Kjo emocjonë mënd të viviret me të tjerët: deltaplani çë ospitar vizitatoret ka katër postacjuna. Përmbi ghithë shkëljqen akuila dyfaqe e Albanisë, disenjartur mbi “kraht” të impiandit.
Pietro Abitante
/Shqiptarja.com