Shën Kostandini, veçoritë
e kostumit tipik

Shën Kostandini, veçoritë <br />e kostumit tipik
Kostumi tipik i Shën Kostandinit është i bërë me copa prej liri dhe leshi punuar me dorë. Gjithashtu veshja bëhej edhe me copë prej gjineshtre, nga ku nxirrej fija në të njëjtën mënyrë siç përpunohet fija prej liri, por përdorimi i saj ishte i kufizuar në bërjen e copave  të ashpra, e cila përdorej  për të qepur thasë, torba dhe copa të ndryshme.

Veshja femërore ishte një tregues i  statusit ekonomik për këdo që e vishte. Fundi kishte ngjyrë të kuqe prej  leshi, copë e punuar në tezgjah  e derdhur përpara dhe  pjesa tjetër e palosur e gjitha.

Fundi dekorohej në mënyra të ndryshme: aplikoheshin bandana  të verdha dhe të zbukuruara në tezgjah: numri i bandanave  nga 4  në 6,  tregonin  gjendjen ekonomike të gruas dhe familjes së  saj, ose me tre shirita të gjerë prej mëndafshi, një të bardhë dhe dy të verdhë: ky lloj fundit vishej vetëm  nga  disa gra shumë të pasura.

Kostumi përbëhej edhe nga një këmishë prej liri e bardhë e gjatë deri poshtë gjurit e cila mund të vishej edhe poshtë kostumit. Mëngët ishin të gjera dhe në fund  të tyre kishte  lidhëse të tjera prej dantelle që shërbenin për të lidhur Boleron.

Boleroja ishte me përmasa të vogla  në mënyrë që të mos mbulonte qëndisjet e këmishës, dhe përbëhej prej kadife, mëndafsh dhe damask. Ngjyra e Boleros ishte gjithmonë e ndezur dhe mbi të kishte pothuajse gjithmonë qëndisma lulesh. Flokët e grave nuk laheshin apo priteshin.

Ato vetëm kriheshin dhe ndaheshin në mënyrë që të formonin dy gërsheta. Mënyra e gërshetave mbi kokë bënte ndryshimin mes beqareve dhe të martuarave.Vajzat beqare  mbanin kokën e zbuluar ndërsa gratë e martuara me këtë model flokësh mbartinin një vello të qëndisur në ar e cila u varej deri tek mjekra.

Velloja vendosej tek modeli i flokëve me anën e dy karficave prej argjendi si dhe nga një model gërsheti i qëndisur për të kaluar nën bolero duke vazhduar deri në fund të fundit.  E gjithë kjo ishte simbol i besnikërisë dhe vendosej në ditën e dasmës për tu mos u hequr kurrë më.

Përkthimi në gjuhën arbëreshe

Kostumi tipik i Shën Kostandinit ësht i bër me rrobt e vendit si liri e lesht. Bëjn dhe nj’rrob me sparten, ka sparta bëjn penjit çi biznjarni pir t’qepin cakulet, mapinat dhe duaqit e çi shurbehi si liri. Liveret e gravet na buthtonjen dhe në nj’grua ësht e bgat o ësht e nëmur.

Kamzolla ish e kuqe, e bër me lesh dhe e qepur tek argalia, pirpara ish dreq dreq pra ish gjith qika qika. Kamzolla mund ish: me kater o me gjasht fash t’verdha çi bëjn tek argalia, dhe numri i fashvet na thot në gruaja ish e bgat o ish e nëmur; o me tri fash t’gjera t’bëra me mundafsh, një e bardh e tri t’verdha; ktë kamzoll e kishin sullu nj’par vet n’katund, ata çi ishin më t’bget.

Tek kostumi ish dhe nj’kmish liri e bardh, e glat njera ndën glurit e çi vëjn dhe si sutavest; pirpara ish e rigamartur e rro rro girrlacit kish tri gire riçe, pesmbëdhjet riçe nga gir e e mbajn tek pozmit më par te vëjn kalosh; mënget ishin shum t’gjera e t’rigamartura tek mushqet, dhe si t’frita tek ana ndën, dhe tek puxet kish riçet e kish dhe nj’lac çi biznjarni pir te lidhnje tek xhipuni.

Xhipuni ish shum i vogel pse s’kish t’mbuloni kmishen, aì ish i bër me mundafsh o me vulltin, kish kullure t’bukur dhe ish i rigamartur me lule. Grat nik i lajn lesht e nik i prisin, po i krihin e i ndajn tek di fllupe t’glet, pra i lidhin shum t’ngusht me hjetulla t’bardha.

Grat e martuara i bëjn ndrishe lesht se si i bëjn grat çi ishin t’virgjra. Pra, kshet i bëjn njeter her vet kur hjetullat shkarziejshin. Grat e virgjra mbajn kriet t’zbuluar e i thojn kshet t’virgjer, ato çi ishin t’martuara vëjn kezen, çi ish e rigamartur e çi tek xerku kish një si fndal e qepur me nj’rrob e mir.

Pra, ishin di spingulla argjëndi t’mbdha çi e mbajn n’krie kezen e nj’napez e rigamartur, çi shkoni ndën xhipunit e veni njera tek fundi i kamzolles. Napza ish sinjalli se gruaja ish e drejt, ajò vëni napzen diten çi martohi e nik e nxir më.

Përktheu në gjuhën arbëreshe: Maddalena Scutari

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve