LETONI - Dhuratat për Shën Valentinin apo ditën e të dashuruarve kryesisht janë një buqetë me trëndafila të kuq apo një darkë romantike. Por, në Letoni 14 Shkurti është festuar në një mënyrë të veçantë.

Plani për të festuar ditën e të dashuruarve ishte: Një hedhje me litar nga teleferiku mbi lumin e ngrirë. Por jo vetëm kaq. Çiftet duhet të sfidonin edhe temperaturat e ulëta e dëborën, sepse kërcimi nga teleferiku duhej të bëhej pothuajse lakuriq.

Ishin në total 9 çifte që sfiduan të ftohtin. Fillimisht të gjitha çiftet u mblodhën në teleferik. Më pas, sipas rradhës, duhej të zhvisheshin dhe të mbulonin pjesët intime. Dhe pastaj vinte momenti për t'u hedhur nga teleferiku të lidhur me pajimet e sigurisë.

te dashuruar
Foto të tjera

 Kjo me siguri ishte një eksperiencë e bukur, ku nuk munguan edhe të bërtiturat e çifteve nga frika e lartësisë dhe kushtet atmosferike jo të favorshme.

Pavarësisht këtyre rrethanave, reagimi ndaj kësaj nisme ishte shumë i madh, dhe natyrisht që pjesëmarrësit do ta kujtojnë pozitivisht për shkak të adrenalinës që përjetuan.

(v.gj/shqiptarja.com)