TIRANE-  Partia Demokratike dhe Ministria e Shëndetësisë janë përplasur për barnat e rimbursueshme. Sipas PD-s, në treg nuk ka ilaçe të rimbursueshme. Deputetja Albina Deda ka listuar 24 barnat e rimburesushme që nuk ofrohen nga farmacitë në vend.

“Si pasojë e këtyre politikave klienteliste janë larguar 2 kompani prestigjioze ndërkombëtare: Glakso dhe Actavis. Shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu dhe po zëvendësohen me barnat e klientëve të qeverisë”, - u shpreh deputetja Albina Deda.