TIRANE – Shqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara përsa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor. Është ky mendimi i Kryeministrit Berisha i shprehur gjatë mbledhjes së task-force për reformën në shëndetësi, njoftoi sot Kryeministria. Duke iu referuar nivelit të vdekshëmrisë foshnjore, asaj amtare dhe asaj kombëtare, Berisha tha se “këto arritje duhet të jenë një frymëzim i ri i madh për të gjithë sistemin tonë, në mënyrë që ti përsosim shërbimin shëndetësor në të gjitha hallkat e tij, të mund të afrojmë një shërbim shëndetësor cilësor dhe natyrisht objektivat që duhet të ndjekë nuk janë më të thjeshta. E vërteta është që janë një sfidë e vërtetë.”
Berisha theksoi se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet për një sistem shëndetësor jashtë korrupsionit, ndonëse sipas tij situata në këtë drejtim është përmirësuar ndjeshëm. “Studime të besueshme të opinioneve faktojnë se ka më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit, por ne duhet të arrimë të realizojmë transparencën në çdo veprim tonin, në mënyrë që vetëm korrupsion të mos ketë.” Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi gjetjen dhe zbatimin e mekanizmave sa më efikase për të luftuar korrupsionin në çdo hallkë dhe për të rritur transparencën.
Në këtë kontekst, kryeministri shprehu vlerësim për punën e mjekëve, infermierëve, personelit të ministrisë së shëndetësisë, fakultetit të mjekësisë, si dhe strukturave të tjera, për punën me përkushtim në arritjen e nivele të larta, për sa i përket treguesve themelorë të shëndetësisë të një vendi.
Kryeministri shprehu kënaqësinë që vdekshmëria foshnjore në vend ka arritur te jete një shifrore: “Shqipëria sot arriti të ketë vdekshmëri amtare në një nga nivelet më të ulëta, Shqipëria sot qëndron në krye të të gjithë vendeve ish komuniste për vdekshmërinë e të rriturve më të ulët. Ka një studim, i cili ka studiuar vdekshmërinë nga viti 70 deri në 2010. Ne jemi afër portugezëve”, u shpreh kryeministri.
Gjatë mbledhjes, një vend te veçantë Kryeministri i dha zhvillimit dhe forcimit te shërbimit te kardiokirurgjisë së fëmijëve, per rolin e madh qe ka ky shërbim ne trajtimin e hershëm te defekteve të zemrës te fëmijët. Duke vlerësuar arritjet e përparimet në fushën e kardiopediatrisë e kardiokirurgjisë së fëmijëve shprehu mbështetjen maksimale të qeverisë që këto shërbime të zhvillohen e forcohen më tej.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com