Shëndetësia falas, Beci:
Këtë muaj lidhen kontratat

Shëndetësia falas, Beci:<br />Këtë muaj lidhen kontratat
TIRANE- Pacientët me sëmundje të zemrës, dializës, transplantit të veshkave apo fëmijëve që kanë probleme me dëgjimin do të përfitojnë falas të gjitha shërbimet shëndetësore që lidhen me sëmundshmërinë e tyre. Ministria e Shëndetësisë së bashku me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do të lidhin këtë muaj kontratat me spitalet publike dhe private në mënyrë që shërbimi të ofrohet për të gjithë pacientët. E thënë ndryshe, pacientët pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm nga mjeku do të marrin shërbimin në spitalin publik apo privat, në një kohë reale duke mos pritur në radhë ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani për të kryer një transplant veshkash, operacion në zemër, koronarografi, dializë etj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024