Është organizuar në Tiranë mbledhja e Nivelit të Lartë të Rrjetit Shëndetësor të Europës Jug-Lindore, ku gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2015, Shqipëria ka pasur Presidencën e Rrjetit dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shërbyer si President i këtij forumi ndërqeveritar të ministrive të shëndetësisë të Europës Jug-Lindore.
Temë e këtij forumi ishte “Fuqizimi i sistemeve shëndetësorë për Mbulim Shëndetësor Universal me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqeniesˮ dhe zhvillohet në kontekstin e rolit të rëndësishëm që po merr Qeveria shqiptare në zhvillimet rajonale si edhe në kuadrin e reformimit të sistemit shëndetësor.
Ai është themeluar në vitin 2001, në kuadrin e Iniciativës për Kohezion Social të Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-Lindore. SEEHN përbëhet aktualisht nga 9 anëtarë: Shqipëria, Bosnia-Herzegovina, Bullgaria, Izraeli, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia.
Ministri i Shëndetëssë, Ilir Beqaj tha se qeveria shqiptare ka shpallur një objektiv programor madhor të saj, Mbulimin Shëndetësor Universal. Ky objektiv i guximshëm i Qeverisë shqiptare është një objektiv i gjithë botës së qytetëruar.
Gjatë mbledhjes është vlerësuar, reformimi i sistemit shëndetësor dhe kalimin nga adresimi i sëmundjeve, në adresimin e shëndetit dhe kontributit që po jep Shqipëria në mbështetjen e bashkëpunimit rajonal për luftën kundër sëmundjeve infektive.
Të pranishmit trajtuar edhe çështje të tjera të bashkëpunimit rajonal, si sinergjia midis rritjes ekonomike dhe shëndetit, përballimi i sfidave dhe rreziqeve të reja për shëndetin, impakti në shëndetin dhe sistemet shëndetësore i flukseve migratore, etj.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com