LEZHË - Një jaht ku në bordin e tij, ndodhen 2 qytetarë kroatë, ndodhet prej 24 oresh në det të hapur përballë portit të Shëngjinit në Lezhë. Mjeti lundues nuk është që të ankorohet ne portin e Shengjinit, dhe për këtë veprim nuk ka asnje dokument.
 
Agjenti detar, Frrok Frroku, thotë se, “me vendim qeverie portet shqiptare janë të hapura për turizmin, por në Shëngjin po ndodh e kundërta”. Ky i fundit ka deklaruar se, me këtë mënyrë veprimi po tentohet largimi i turistëve, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni përfundimtar i portit të Shengjinit.
 
Krejt ndryshe është pretendimi i autoriteteve portuale të Shëngjinit. Sipas tyre, mjeti lundrues nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për qëllimin e tij, por ndërkohë sipas tyre ky port nuk ka kapacitete për ruajtjen e jahteve me periudha të gjata apo degustimin për periudha disa ditore.
 
Përgjegjësi i investimeve Fran Mata, ka shtuar se aktualisht në këtë port ndodhen prej 2 muajsh, 8 jahte, që edhe ata kanë hyrë me emergjencë, por që më pas kanë mbetur aty dhe askush nuk përgjigjet për to.
 
Sipas autoriteteve portuale të Shëngjinit, agjentët detarë përdorin hapësirat ligjore për të futur me emergjencë jahte në portin e Shëngjinit, por më pas pronarët e tyre zhduken dhe jahtet qëndrojnë me periudha shumë të gjata, kundrejt pagesave minimale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)