Shëngjin, komuna ndan çmimet
letrare “At Zef Pllumi"

Shëngjin, komuna ndan çmimet<br />letrare “At Zef Pllumi"
SHËNGJIN - Është kthyer në një traditë, që mbledh botimet më të mira në memoralistikë, publicistikë, poezi dhe prozë. Për të dytin vit radhazi komuna Shëngjin ka mundësuar çmimet letrare “At Zef Pllumi”, një vlerësim për penat më të mira me çmimin e një ndër penave më të vlerësuara.

Çmime të fituara nga shkrimtari Bardhyl Londo, fitues i çmimit në memoralistikë, Preç Zogaj në poezi, Bashkim Shehu në prozë, si dhe Dom Gjergj Meta dhe Alfred Lela në publicistikë dhe ese. Këta të fundit kanë konsideruar këtë ceremoni si tepër të rëndësishme, gjë për të cilën duhet vlerësuar dhe inkurajuar komuna e Shëgjinit.
 
Bujar Leskaj, Agron Gjekmarkaj, Besnik Mustafaj, Aleksandër Çipa dhe Parid Teferiçi kanë qenë pjesë e jurisë në kete edicion te dytë të çmimeve letrare.
 
Kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka deklaruar se “dhënia jetë e këtij eventi i ka bërë optimistë për shkak se simbolika dhe serioziteti ishin garanci e mjaftueshme për vazhdimësi.
 
Çmimet “At Zef Pllumi”, që akordohen nga komuna e Shëngjinit e kanë sjellë artin edhe në qytetet e vogla, gjë për të cilën lë të nënkuptosh se gjërat mund të behen edhe pa Ministrinë e Kulturës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë