LEZHE - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e drejtuesit të automjetit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shëngjin të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit ku viktimë ka mbetur Pëllumb Gila 44 vjeç, nga Shëngjini.

Sipas policisë, 44 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte duke u përplasur me pemën. Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak për humbjen e kontrollit të automjetit të jetë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)