LEZHE- Ekipi kombëtar i boksit shqiptar po zhvillon në Shëngjin fazën përgatitore për kampionatin botëror që do zhvillohet në Bullgari në muajin prill. Për trajnerin e kombetarës së boksit Zef Gjoni, nëse do të vazhdohet me këtë trajtim dhe përgatitje suksesi do të jetë real, pasi kërkesat sa vijnë dhe shtohen, ashtu dhe angazhimet e këtyre boksierëve.
 
Medalistët e vitit 2013 në kampionatin europian të boksit shprehen optimistë për rezultatet në këtë kampionat.
 
Viti 2013 ka qenë një sukses për boksin shqiptar, duke e konsideruar si arritja më e madhe në të gjitha këto vite, ku vlen për t’u përmendur boksieri 16-vjeccar i ekipit të Tiranes Jurgen Uldedaj, i cili zuri vendin e tretë në kampionatin europian i cili u organizua në Rusi, duke u ngjitur në podium përkrah Rusisë dhe Anglisë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)